Futbolli palestinez rikthehet pas gati 3 vitesh, zhvillohet “Kupa e Mijëra Dëshmorëve” në nderim të sportistëve të vrarë

Gara e parë që do të zhvillohet pas rikthimit do të jetë “Kupa e Mijëra Dëshmorëve”, e organizuar në nderim të më shumë se 1000 sportistëve palestinezë që, sipas të dhënave të federatës, janë vrarë nga Izraeli gjatë luftës.
Në turne pritet të marrin pjesë më shumë se 200 klube. Mes tyre janë 146 skuadra nga Bregu Perëndimor, 44 nga Gaza dhe 36 klube që përfaqësojnë kampet e refugjatëve palestinezë në Liban.
“Nuk e kemi humbur vullnetin tonë kombëtar, as bindjen se sporti do të vazhdojë të jetë simbol i shpresës dhe i jetës”, deklaroi presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub.
Rajoub ka përsëritur gjithashtu përpara FIFA-s kërkesën për vendosjen e sanksioneve ndaj klubeve izraelite që veprojnë në vendbanimet në Bregun Perëndimor, si dhe për pezullimin e Izraelit nga organizata botërore e futbollit, për shkak të situatës në Gaza.
Rikthimi i futbollit të klubeve në Palestinë vjen pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, ndërsa “Kupa e Mijëra Dëshmorëve” do të shënojë rifillimin e aktiviteteve sportive dhe do të shërbejë edhe si homazh për sportistët palestinezë të vrarë gjatë konfliktit.
Lexo edhe
SPORT
Ndryshim plani për Endrick, Mourinho merr vendimin për të ardhmen e brazilianit

Zyrtare: Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta, transferohet në Arabinë Saudite

Zuckerberg përballet me yllin e UFC-së në mes të Liqenit Tahoe, Dvalishvili e hedh në ujë

Pas 10 vitesh i jep lamtumirën Atalantës/ Gjimshiti prek me mesazhin për Bergamon: Është bërë shtëpia ime

E nisën dhjetë, mbetën vetëm katër/ Rrugëtimi i klubeve shqiptare në garat evropiane sivjet

Liverpooli merr “dritën jeshile” nga Barcola, tani gjithçka varet nga PSG

Harry Kane merr vendimin për të ardhmen te Bayern Munichu

Përhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv





