
Dinamo vazhdon të jetë në krizë dhe mbrëmjen e djeshme, u mund sërish në “Air Albania”. Teuta arriti të merrte një fitore të rëndësishme, teksa në kryeqytet u zhvillua një ndeshje me shumë raste nga të dyja skuadrat. Veç rasteve që ishin në fushën e blertë, kishte edhe momente pikante jashtë fushës, si në pankina ashtu në tribuna.
– Rustem Hoxha i dëmtuar dhe Blerim Kotobelli i pezulluar po qëndronin për disa minuta në fushë pranë pankinës së Teutës me drejtues të klubit bregdetar para sfidës.
– Në “Air Albania” është bërë zakon që Dinamo të mos ketë shumë tifozë. Kështu ishte edhe sfida me Teutën, ku në tribunën ballore ishte një numër i pakët i mbështetësve.
– Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani preferon të ndjekë sfidën nga tribuna e “Air Albania”.
– Luan Pinari i pranishëm në pankinën e Dinamos, shfaqet disa herë duke i kërkuar stafit që të ulen pas protestave ndaj gjyqtarit. Drejtori sportiv i Dinamos kërkon të ulë tensionin në pankinë.
– Në tribunën pas porte, është një numër i ulët i tifozëve të Teutës, megjithatë gjatë ndeshjes janë të vetmit që dëgjohen.
– Në pjesën e parë ka dy pretendime për karton të kuq. Një nga secila skuadër. Fillimisht vendësit kërkojnë të kuq për Tolin pas ndërhyrjes ndaj Nezirit e me pas për Berishën nga miqtë.
– Daja nuk përmbahet ndaj kryesorit Laver Alla, ku pas një faulli e akuzon. “Ti e ke të shkruajtur në ballë o Laver, duket që nga larg”.
– Aliji dhe Farruku i kërkojnë llogari kryesorit Laver Alla pas përfundimit të ndeshjes, me këtë të fundit që shoqërohet në dhomat e zhveshje nga forcat e sigurisë.
– Lojtarët e Teutës pas fitores, takojnë njëri-tjetrin dhe për disa minuta festojnë me tifozët e paktë që ishin në stadium.
– Portieri i Teutës, Gentian Selmani takon të gjithë lojtarët kundërshtarë pas fundit të takimit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
16 March12:59
Vetëm 48 orë për 2 bileta, FSHF nis “garën” për të siguruar vendin në ndeshjen Poloni-Shqipëri me çmime te kripura
Federata shqiptare e Futbollit ka nxjerr më në fund në shitje biletat për ndeshjen Poloni-Shqipëri sa u përket tifozëve shq...
SPORT
16 March11:40
Surprizë te Real Madrid, për ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit rishfaqet Mbape dhe Bellingam
Kilian Mbape dhe Xhud Bellingam janë pjesë e grumbullimit të Real Madridi për udhëtimin drejt Mançesterit ku këtë me...
SPORT
16 March07:58
Sarri kalon kuotën e 600 pikëve dhe i lë “targën” Kontes, Milani pëson humbjen e parë në transfertë
Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri arriti një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij në Serinë A. Te...
SPORT
16 March00:01
E rëndë për portierin e kryeqytetasve, aksidentohet dhe rrezikon të mbyllë sezonin
Edmir Sali po përballet me një situatë të vështirë në karrierë, pasi “Panorama Sport” mëson se u aksi...
SPORT
15 March23:28
Skiatorja Lara Colturi renditet e teta në slalomin special në Are të Suedisë
Skiatorja Lara Colturi përfundoi garimin e saj në disiplinën e slalomit special në ndalesën e radhës të Kupës së ...
SPORT
15 March22:42
Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit
Lazio i shkakton Milanit humbjen e tretë të sezonit dhe i humbet shansin për të përfituar nga hapi fals i Interit pas barazimit t&eum...
SPORT
15 March22:27
Çmendet Leao, refuzon të zëvendësohet dhe del duke shtyrë me forcë Allegrin
Tërbohet Leao, refuzon zëvendësimin në minutën e 66-të në këtë mbrëmje të ndeshjes Lazio-Milan.
I duhe...
SPORT
15 March21:40
Barazim spektakolar, Tottenham “i rrëmben” një pikë Liverpool
Barazim spektakolar 1-1 mes Liverpool dhe Tottenham në “Anfield”.Szoboszlai realizoi në pjesën e parë për vendasit, me go...
SPORT
15 March21:34
Ashley Cole trajner i sulmuesit shqiptar, vjen firma me klubin italian
Cesena njoftoi zyrtarisht emërimin e Ashley Cole si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar Michele Mignanin, i cili ...
SPORT
15 March21:18
Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions
Como vijon me rezultatet pozitive në Serie A, teksa këtë herë mposhti 2-1 Romën në “Stadio Giuseppe Sinigaglia”. Eki...