Garë për Asllanin, Beshiktashi rikthehet në sulm, Kaljari nuk heq dorë!

Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një nga objektivat kryesorë të Beshiktashit në merkaton e verës. Pas periudhës që mesfushori shqiptar kaloi në formë huazimi me klubin turk, drejtuesit turq nuk kanë hequr dorë nga dëshira për ta mbajtur përfundimisht në skuadër dhe pritet të rikthehen në tryezën e negociatave me Interin me një ofertë të re.
Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, pengesa kryesore në bisedime mbetet vlera e kartonit të futbollistit. Interi e vlerëson Asllanin me rreth 11 milionë euro, një shifër që Beshiktashi e konsideron të lartë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit turk po përgatisin një ofertë të re, me synimin për të bindur zikaltërit të ulin kërkesat financiare dhe të arrijnë një marrëveshje me kushte më të favorshme. Interi, nga ana tjetër, synon të përdorë të ardhurat nga shitja e mesfushorit shqiptar për të financuar afrimet e reja në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje.
Sipas të përditshmes “Tuttosport”, Beshiktashi është gati të rikthejë në qendër të merkatos dosjen e Kristjan Asllanit sapo të krijohen kushtet e duhura për transferimin.
E ardhmja e 24-vjeçarit do të varet edhe nga planet e Interit për sezonin e ri, pasi klubi italian pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme. Nëse nuk do të ketë hapësira për shqiptarin në skuadrën zikaltër, një transferim i përhershëm te Beshiktashi mbetet një mundësi konkrete. Megjithatë, Beshiktashi nuk është i vetmi klub që po ndjek nga afër situatën e Kristjan Asllanit.
Në garë për mesfushorin shqiptar është rikthyer edhe Kaljari, i cili kishte shfaqur interes që në fazat e para të merkatos, por më pas ishte tërhequr për shkak të kërkesës së lartë financiare të Interit.
Së fundmi, drejtuesit e klubit sard kanë vendosur ta rihapin dosjen e Asllanit dhe të rikthehen në bisedime, duke besuar se mund të përfitojnë nëse zikaltërit zbusin pretendimet e tyre ekonomike ose pranojnë një formulë më të favorshme transferimi.
Lexo edhe
SPORT
SHBA kualifikohet në 1/8 e Botërorit, do përballet me Belgjikën "e minutave shtesë"

Anglia i shpëton kurthit të Kongos, falë një performance të shkëlqyer nga Harry Kane dhe arrin në raundin e 16-të të Kupës së Botës...

Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125

Pas 60 vitesh, Anglia bën atë që nuk e kishte arritur kurrë më parë në Botëror

Dopieta ndaj Kongos e ngjit mes rekordmenëve, Herri Kejn kalon Pele dhe prek kuotën mitike “100”





