Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington
SPORT

Gjermania, flet Klopp pas zyrtarizimit: Jam gati

P
Piranjat24 July 2026, 14:25 · 4 min lexim
Gjermania, flet Klopp pas zyrtarizimit: Jam gati

Trajneri i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp tha fjalët e para si trajner i kësaj kombëtarje.

Rëndësia – “Është një nder i madh të jem ulur këtu sot. Ajo që më ka ndodhur këto ditët e fundit është si një film. Kisha një ide se sa e madhe është puna e trajnerit të ekipit kombëtar. Por kur je i lidhur me të, e ndjen edhe më shumë madhësinë dhe përgjegjësinë. Duke ditur se nga e nisa, ishte e paimagjinueshme për mua që do të vinte ndonjëherë kjo ditë. Është një ditë shumë e veçantë për mua. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur këtë”.

Krenaria – “Ditën që nuk do të më doni më, do të iki, pa asnjë pagesë për ndërprerjen e kontratës. Nëse nesër do të thoni për mua se nuk vlej, do të iki. Nëse edhe Federata Gjermane e Futbollit do të thotë se une nuk jam për këtë post, do të iki. Nëse ju (gazetarët) do të silleni keq me familjen time, do të largohem. Më kritikoni nëse diçka nuk funksionon. Jam i lumtur të punoj për ta ndrequr. Gjithçka ka të bëjë me punën. Jürgen Klopp nuk do të ketë më karrierë pas ekipit kombëtar. Idealisht, kjo është kulmi i karrierës sime”.

Përgjegjësia – “Si ekip trajnerësh, ne duam të paraqesim një paketë të plotë. Unë kurrë nuk kam qenë një trajner që thjesht shfaqet, i vë lojtarët në provë dhe pastaj shkon në shtëpi kur stërvitja mbaron. Gjithmonë jam kujdesur për gjërat që ndodhin në klub. Tani është një federatë, tani është një shtet. Gjithmonë kam qenë përgjegjës në klubin për të cilin punoja. Ndihem përgjegjës ndaj të gjithë atyre që janë tifozë futbolli në këtë vend. Dhe kjo do të thotë të bëjnë punën sa më mirë të jetë e mundur”.

Kohë – “Për fat të mirë, ndeshja e parë nuk është nesër. Do të jem i mbingarkuar. Do të shikoj ndeshje në çdo vend ku janë lojtarët tanë, përfshirë edhe këtu në Gjermani, sigurisht. Kohët e fundit kam fituar shumë njohuri. Mbajtja e kontaktit me lojtarët është shumë e rëndësishme dhe do të përpiqem të lidhem me ta që në fillim. Kjo do të jetë detyra ime e parë”.

Rruga drejt suksesit – “Suksesi është mënyra se si performon në lidhje me pritshmëritë. Kur pyesim në Gjermani: A jemi po aq të mirë sa Franca? Dhe përgjigjja është jo, por kjo nuk është pyetje e drejtë. Pyetja duhet të jetë: A kemi lojtarë si: Dembélé, Mbappé, Doué, Barcola? Përgjigja është jo. Por ne ende mund t’i mposhtim ata. Nuk është e rëndësishme të shohim Francën, Spanjën, Argjentinën. Gjëja më e rëndësishme është të shohim veten dhe mënyrën se si luajmë futboll. Ne nuk jemi numri një në botë për momentin, kjo është e vërtetë. Ka 11 kombe përpara nesh në renditje, por ne duhet ta bëjmë të mundur mposhtjen e tyre, me mënyrën se si luajmë futbol

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.