Akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tendera/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi kon...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi kon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi ndjeshëm në rez...
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mun...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasoj...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Një ofertë e pretenduar prej 1 miliard dollarësh, në këmbim të ndalimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabis&eu...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi&...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet m&eum...

Chelsea po rikthen në tryezë një objektiv të vjetër për afatin kalimtar të verës, duke synuar transferimin e mbrojtësit francez Jules Kounde, i cili aktualisht është pjesë e Barcelonës.
Interesimi i klubit londinez për Kounde nuk është i ri, pasi daton që nga viti 2021, kur “Blutë” tentuan ta transferonin nga Sevilla, përpara se ai të përfundonte në “Camp Nou” për rreth 50 milionë euro.
Drejtuesit e Chelseat e shohin mbrojtësin francez si një përforcim kyç për repartin defensiv, në kuadër të ambicies për të rritur nivelin konkurrues të skuadrës.
Pas disa sezonesh rindërtimi, klubi synon të afrojë lojtarë që ndërthurin përvojën me cilësinë dhe që kanë dëshmuar veten në nivele të larta të futbollit evropian. Profili i Kounde, i cili mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krah, konsiderohet ideal për kërkesat e ekipit.
Megjithatë, operacioni pritet të jetë kompleks, pavarësisht formës së mirë të lojtarit nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, situata financiare e Barcelonës mund ta detyrojë klubin të shqyrtojë oferta të rëndësishme.
Një shitje e mundshme e Kounde do t’i sillte klubit katalanas të ardhura të konsiderueshme, të nevojshme për balancimin e financave dhe regjistrimin e lojtarëve të tjerë.
Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet të bëjë lëshime në aspektin financiar. Burime pranë klubit sugjerojnë se drejtuesit, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, do të kërkojnë një shumë që varion nga 65 deri në 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit francez.
Kounde është i lidhur me Barcelonën me kontratë deri në vitin 2030, çka i jep një pozicion të qëndrueshëm në afain kalimtar. Megjithatë, një kalim në Ligën Premier mbetet një sfidë joshëse për çdo futbollist, për shkak të intensitetit dhe nivelit të lartë të konkurrencës.
Chelsea beson se projekti i tij sportiv dhe investimet e vazhdueshme në skuadër mund të bindin lojtarin dhe rrethin e tij për një transferim në Londër.
Performancat e Kounde në Spanjë, ku ka grumbulluar mbi 180 ndeshje zyrtare dhe ka kontribuar edhe në fazën ofensive, e mbështesin idenë e një investimi të madh nga ana e klubit anglez.
E ardhmja e mbrojtësit francez mbetet e hapur, ndërsa Chelsea përgatitet për një tjetër tentativë serioze për ta transferuar atë.
Negociatat pritet të jenë të gjata dhe të vështira, duke pasur parasysh kërkesat e larta financiare të Barcelonës.
Tani gjithçka bëhet më e vështirë sepse objektivat po veniten njëra pas tjetrës ashtu sikurse edhe siguritë. Dhe n&e...
Sulmuesi brazilian Gabriel Zhezus ka vlerësuar lart talentin e Bukajo Saka, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me yjet e mëdh...
Revolucion i madh pritet te Manchester United. Sipas raportimeve nga “The Sun”, Jim Ratcliffe po përgatit një riorganizim të thell&...
Joshua Kimish, mesfushori i Bajern Mynihut dhe Gjermanisë, foli për Sky Sport para ndeshjes kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu dhe ...
Golat e pësuar nga skuadra e Partizanit në ndeshjet e fundit të kampionatit tashmë kanë nisur të bëhen shqetësuese. Re...
Shqipëria nuk arriti të bënte realitet ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Botëror, duke e mbyllur aventurë...
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botërorin e këtij viti dhe pas dorëheqjes së Gennaro Gattus...
Anis Mehmeti zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Ipsuiç që në merkaton e janarit, në mënyrë që të ndihmo...
Matteo Politano u aktivizua nga stoli për të shënuar një gol në fund që i dha Napolit fitoren ndaj Milanit, duke i çuar n&e...
Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas shumë lot dhe analizë. Në Varshavë, Shqipëria preku kufijtë e historis&eu...