Goditi një zyrtar të ndeshjes, ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 15 ndeshje dhe gjatë kësaj periudhe i ndalohet edhe hyrja në stadiume.
Në të njëjtën ndeshje, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj vendimeve të arbitrave. Në sfond ishin edhe dy golat e anuluar të Vllaznisë për pozicion jashtë loje, shkruan A2. Tekniku shkodran, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është pezulluar me 6 javë.
E pëson edhe Elbasani, që do të gjobitet me 1 milion lekë për organizim jo të mirë te ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Tensionet nuk munguan dhe në ndeshjen Skënderbeu-Dinamo, ku trajneri i kryeqytetasve, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
VENDIMET:
1. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2.Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.
3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Roëan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
7. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina, në lidhje me faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe
Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Lexo edhe
SPORT
Rudiger tërhiqet nga kombëtarja gjermane

Real Madridi i tha “JO” 35 milionë eurove/ Galatasaray tentoi transferimin e bujshëm të...

RFEF merr vendim historik/ Federata spanjolle financon ngrirjen e vezëve për futbollistet

Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez/ Katalanasit përgatitin një tjetër ofensivë për yllin e Atletico Madridit

“Lufta” me Realin, PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjeruara





