Granit Xhaka nën hetim nga Prokuroria e Luzernës, ja për çfarë akuzohet mesfushori shqiptar

Granit Xhaka është përfshirë në një çështje hetimore në Zvicër. Futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës është nën hetim nga Prokuroria Publike e Luzernës në lidhje me certifikatat e COVID-19.
Lajmi është konfirmuar për median zvicerane “Blick” nga zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Luzernës, Simon Kopp. Sipas tij, autoritetet po verifikojnë nëse në lidhje me certifikatat e COVID-19 është kryer ndonjë veprim që mund të përbëjë vepër penale.
Në qendër të hetimit janë dyshimet se Xhaka mund të ketë siguruar certifikata të falsifikuara vaksinimi. Dokumentet dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke në kantonin e Lucernës.
Hetimet kanë marrë një tjetër zhvillim në vitin 2023, kur policia kontrolloi ordinancën e mjekes në fjalë. Gjatë kontrollit, autoritetet raportohet se sekuestruan prova që mund të lidhen me këtë çështje.
Megjithatë, Granit Xhaka i mohon akuzat dhe çdo përfshirje në këtë rast. Deri në përfundimin e hetimeve, ndaj futbollistit nuk mund të konsiderohet e provuar asnjë shkelje apo vepër penale.
Lexo edhe
SPORT
Zidane e nis me revolucion te Franca, tekniku zbulon 23 “Gjelat” e tij të parë për ndeshjet e Nations League

Yamal nuk kursehet, sulmon Kane dhe Mbappe: Topi i Artë është për më të mirin, jo për golashënuesin dhe fituesin e Championsit

Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për marrëdhënien me mediat

E papritur në merkato/ Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb dhe transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ronaldo grumbullohet sërish pas Botërorit, CR7 do të luajë ndeshjet e radhës me Portugalinë në Ligën e Kombeve

Roma-Inter/ Gasperini ul entuziazmin para supersfidës: Ata janë skuadra më e fortë në Serie A, shifrat e tregojnë superioritetin

Del lista e Kosovës, mes të grumbulluarve edhe talenti i Bayern

“E meritoj Topin e Artë”, Lamine Yamal shpall veten favorit...





