Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SPORT

Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra e lë jashtë ekipit për shkak të hetimit

P
Piranjat21 September 2026, 12:39 · 3 min lexim
Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra e lë jashtë ekipit për

Granit Xhaka e ka pranuar se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19. Për më tepër mesfushori shqiptar rrezikon deri në 5 vite burg. Xhaka do të merret në pyetje pikërisht në fillimin e muajit tetor. Një situatë mjaft delikate, e cila është zbuluar zyrtarisht rreth 3 vite më parë.  Xhaka nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kapiteni u ftua siç edhe pritej, por i ndalohet që t’i bashkohet ekipit.

Ndryshe nga përfaqësuesi i tij, Xhaka ka pranuar akuzën. Dhe për këtë shprehet se i vjen keq, ndërsa do të bashkëpunojë me autoritetet.

Deklarata e Granit Xhakës:

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dua të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.  Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse ”.


Sipas informacioneve të publikuara nga “Blick”, hetimi lidhet me certifikata vaksinimi që dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke në Lucernë. Zyra e saj ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, ndërsa gjatë operacionit ishin sekuestruar prova. Sipas hetuesve, disa pacientë dyshohet se kishin marrë certifikata të falsifikuara prej saj. Zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp, konfirmoi për “Blick” se ndaj Xhakës dhe mjekes janë hapur procedura penale.

“Qëllimi është të përcaktohet nëse janë kryer vepra penale në lidhje me marrjen e mundshme mashtruese të një certifikate të rreme dhe/ose falsifikimin e dokumenteve”, deklaroi Kopp.

Çështja lidhet me historinë e vaksinimit të Xhakës gjatë pandemisë. Më 1 shtator 2021, futbollisti rezultoi pozitiv me koronavirus. Në atë moment, ai nuk ishte vaksinuar dhe nuk kishte kaluar më parë COVID-19. Infektimi e detyroi të mungonte në një ndeshje miqësore të Zvicrës ndaj Greqisë, si dhe në një tjetër takim.

Më vonë, Xhaka deklaroi publikisht se ishte vaksinuar kundër COVID-19. Pikërisht kjo është një nga çështjet që po hetohet tani nga autoritetet zvicerane: nëse vaksinimet kanë ndodhur realisht apo nëse për të është lëshuar vetëm një certifikatë. Megjithatë, mbrojtja e futbollistit mohon se dokumentet janë të falsifikuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.