Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Pep Guardiola, me 17 sezone në stol dhe vetëm një vit pushim, ka grumbulluar një fitim bruto që tejkalon 320 milionë euro. Kjo shifër e vendos atë në podium, nëse jo në shkallën më të lartë, mes trajnerëve më të paguar në histori. Kërkesa e tij ndaj Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për 20 milionë euro neto në vit, ndoshta duke përfshirë edhe pagat e stafit, për të udhëhequr rilindjen e Italisë, ka ngritur pyetjen mbi pasurinë e tij të akumuluar. Shifrat e mëposhtme tregojnë evolucionin e pagave të tij nga viti 2008 deri më sot, duke arritur në një total kolosal, i cili nuk përfshin bonuset e shumta të fituara falë trofeve të panumërta.
Kur Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit të parë të Barcelonës në vitin 2008, pas eksperiencës me ekipin e dytë, paga e tij për dy vitet e para ishte vetëm 1.5 milionë euro neto në vit. Megjithatë, duke marrë parasysh “Sextete”-n e fituar, është e mundshme që kjo shifër të jetë dyfishuar me bonuset. Rinovimi i parë i kontratës në vitin 2010 e çoi pagën e tij në rreth 8 milionë euro, ndërsa rinovimi i mëpasshëm në vitin 2011 e kaloi shifrën dyshifrore, duke arritur në 10 milionë euro. Të gjitha këto paga ishin neto pas taksave. Totali i përafërt neto për periudhën në Barcelonë ishte rreth 21 milionë euro, që në shifra bruto arrin në rreth 44 milionë euro.
Pas një viti pushim midis 2012 dhe 2013, Guardiola nënshkroi një kontratë trevjeçare me Bayern Munich. Klubi bavarez i ofroi 17 milionë euro bruto për sezon, duke arritur në një total prej 51 milionë eurosh bruto për të gjithë periudhën. Transferimi në Premier League, te Manchester City, shënoi një rritje definitive në pagën e trajnerit katalanas. Kontrata e parë në vitin 2016 ishte 19 milionë euro bruto, ndërsa rinovimi i fundit në vitin 2024 e çoi pagën në 25 milionë euro bruto. Ndërmjet këtyre, pati edhe tre rinovime të tjera (në 2018, 2020 dhe 2022) që e mbajtën pagën e tij vjetore në 23 milionë euro bruto për sezon.
Llogaritja e përgjithshme është e thjeshtë:
44 milionë euro bruto për katër vitet në Barcelonë;
51 milionë euro bruto për tre vitet në Bayern; dhe 226 milionë euro bruto për 10 vitet në drejtimin e Manchester City. Kështu, shuma totale bruto arrin në 321 milionë euro, duke konfirmuar statusin e tij si një nga trajnerët më të paguar në historinë e futbollit.
Kërkesa e tifozëve të Argjentinës për riluajtjen e finales së Botërorit 2026 ndaj Spanjës, të humbur 1-0, po merr...
Vëllai i kryeministrit Rama dhe drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, prej kohësh i është futur edhe tregut të t...
Bota e futbollit po dridhet nga themelet. Ajo që supozohej të ishte një nga festat më të mëdha globale të sportit, Botër...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Futbollisti i Spanjës dhe i Tottenham Hotspur, Pedro Porro, ka realizuar një premtim të bërë që në fëmijëri, duke...
Është padyshim shtëpia e momentit e këtij sporti. Në futboll natyrisht nuk ekziston vetëm Spanja, sepse për meshkuj tradit&...
Barcelona ka mbyllur një tjetër goditje në merkaton e verës, duke siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi nga Borussia D...
Juventusi rishikon objektivat në merkato. Emiliano “Dibu” Martinez dhe Dusan Vlahovic po largohen nga planet e bardh...
Legjenda e futbollit argjentinas dhe ndihmëstrajneri i përfaqësueses, Roberto Ayala, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në për...