Hamilton kërkon falje pas polemikave në Holandë: Do të bëhem më i mirë

Lewis Hamilton ka reflektuar pas tensioneve të krijuara gjatë Çmimit të Madh të Holandës, duke kërkuar falje për reagimet e tij në radio dhe duke pranuar se nuk tregoi versionin më të mirë të vetes.
Shtatë herë kampioni i botës u shpreh i irrituar gjatë garës, pasi mbeti për disa xhiro pas shokut të skuadrës, Charles Leclerc, duke humbur mundësinë për të luftuar për një pozicion në podium.
Komunikimet e tij me ekipin sollën tensione brenda Ferrarit, ndërsa Hamilton kritikoi edhe mënyrën se si u zbatuan urdhrat e skuadrës.
Pas garës, piloti britanik ka zgjedhur të ulë tonet dhe të marrë përgjegjësinë për reagimet e tij.
“Kam dëgjuar përsëri disa nga komentet e mia në radio dhe në televizion. Në nxehtësinë e momentit, frustrimi mund të dalë në pah”, shkroi Hamilton.
Ai pranoi se mënyra e reagimit nuk ishte ajo që dëshironte dhe premtoi se do të punojë për ta përmirësuar këtë aspekt.“Marr përgjegjësinë për këtë dhe do të bëhem më i mirë”, theksoi britaniku.
Hamilton sqaroi se frustrimi i tij lidhet edhe me dëshirën e madhe për të fituar dhe me besimin që vazhdon të ketë te Ferrari.
“Drejtimi është i duhuri, lufta vazhdon dhe besimi është ende aty”, u shpreh ai.
Tashmë vëmendja e Ferrarit është te Çmimi i Madh i Italisë në Monza, ku skuadra italiane do të synojë një rezultat të fortë përpara tifozëve të saj.
Hamilton e mbylli mesazhin me një premtim për ekipin: “Do t’ia dalim.”
Lexo edhe
SPORT
Trajneri i Pafos optimist para Dinamos: Duhej ta fitonim ndeshjen e parë, nesër do ta bëjmë

Champions “vishet” kuqezi, Strakosha-Pilo “fluturojnë” në fazën e grupeve

Arbër Hoxha shënon në Ligën e Kampionëve/ Sulmuesi kosovar realizon me kokë

UEFA dhe FIFA ulin tensionet/ Drejtuesit europianë tërhiqen nga bojkoti ndaj Infantinos

Paulo Fonseca i mërzitur pas eliminimit të Lyonit: Ndoshta jam një trajner i keq





