Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë
SPORT

Henrique drejt qëndrimit te Interi, Asllani pranë largimit: Massolin dhe Idrissou në huazim

P
Piranjat23 August 2026, 15:02 · 3 min lexim
Henrique drejt qëndrimit te Interi, Asllani pranë largimit: Massolin

Luis Henrique duket se është gjithnjë e më pranë qëndrimit te Interi. Braziliani, i cili në ndeshjen ndaj Monzës u aktivizua vetëm në minutat e fundit, nuk pritet të transferohet te Roma, që ndërkohë ka arritur marrëveshjen me Fenerbahçen për Oosterwolde, me formulën e huazimit me detyrim të kushtëzuar blerjeje.

Nëse nuk do të ketë surpriza në ditët e ardhshme, Luis Henrique do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit dhe të luajë shanset e tij nën drejtimin e Cristian Chivut.

Trajneri rumun e ka bërë të qartë se braziliani nuk është një prej futbollistëve që bie më shumë në sy, por e vlerëson për karakteristikat e tij fizike, disiplinën taktike dhe gatishmërinë për të dhënë kontribut gjatë gjithë ndeshjes.

Pikërisht për këtë arsye, Interi nuk do të kishte interes të privonte veten nga një lojtar krahu që, pas një viti eksperiencë në skuadër, ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.

Një largim i tij do të kishte kuptim vetëm nëse në vend të tij do të afrohej një futbollist i një niveli shumë të lartë.

Ndryshe paraqitet situata për Kristjan Asllanin dhe Massolin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk duket se bën pjesë në planet e Chivut dhe klubit zikaltër, ndaj pritet të gjejë një destinacion të ri gjatë kësaj jave.

Në këtë moment, Monza përmendet si një nga mundësitë për Asllanin, edhe pse klubi nga Lombardia ka prioritete të tjera në afatin kalimtar.

Edhe për Massolin, ideja e Interit është një huazim, në mënyrë që mesfushori të ketë më shumë minuta dhe të luajë rregullisht, duke i dhënë klubit mundësinë për të vlerësuar më mirë potencialin e tij. Edhe në rastin e tij, Monza mbetet një pistë e mundshme.

Sa i përket Idrissou, plani është i ngjashëm me atë të ndjekur më parë me Pio Espositon: një huazim në Serie B, ku sulmuesi do të mund të fitojë më shumë eksperiencë dhe vazhdimësi. Destinacioni i mundshëm për të është Modena. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.