Infantino nuk i fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna zyrtarin e lartë të FIFA-s

Kritikat kundër Xhani Infantinos për projektin e shitjes së kuotave të Kupës së Botës, i kanë kushtuar shtrenjtë shefit operativ të FIFA-s, Kevin Lamur. Ai është larguar nga detyra e tij pak ditë pasi akuzoi presidentin e FIFA-s se kishte “mashtruar” stafin e organizatës.
Sipas “Sky News”, FIFA ka lajmëruar nëpunësit e saj sot për këtë ndryshim të rëndësishëm në radhët e drejtuesve, pa specifikuar në çfarë mënyrë kishte ndodhur kjo ndarje e papritur. Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Matias Grafstrom, u ka shkruar zëvendëspresidentëve dhe anëtarëve të Këshillit të FIFA-s, duke i shpjeguar largimin me “dakordësi mes palëve”.
Lamur e kishte cilësuar “projekti i një personi të vetëm”, planin e Infantinos për të shituar kuotat e Kupës së Botës dhe nuk kishte ngurruar ta kritikonte publikisht edhe “nëse do të rrezikonte vendin e punës”.
Lexo edhe
SPORT
“Asnjë rivalitet me të”, shoku i ri i skuadrës për Dakun: Një nga më të mirët në kampionat

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato

Manchester City përgatit ofensivë të madhe në merkato, Maresca synon tre yje të Chelseat

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të panjohur

Dhimbja u kthye në kryevepër/ Nga varfëria në legjendë të futbollit – Ronaldo ndoshta e mbyll karrierën sivjet

“Tani është koha të flasim”/ Harry Kane i dërgon mesazh të qartë Bayernit për rinovimin

E papritur për një nga binjakët Shpendi, ish-trajneri mundohet ta transferojë në Angli

Zyrtare: Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi





