Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës
SPORT

Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani, Diouf hero me dopietë në shtesë

P
Piranjat27 July 2026, 13:30 · 2 min lexim
Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani, Diouf

Interi e mbyll me fitore fazën përgatitore në Gjermani. Zikaltërit triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj Karlsruher, në një ndeshje ku vendosën golat e shënuar në minutat shtesë.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste të pastra, skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 50-të me Tim Civeja, futbollisti me origjinë shqiptare që realizoi golin e parë të sfidës.Megjithatë Interi reagoi menjëherë, duke ushtruar presion dhe duke iu afruar disa herë barazimit me Pavard, Zielinski dhe Topalovic, por pa arritur të finalizojë.

Kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e vendasve, protagonisti i sfidës u bë Diouf. Mesfushori francez realizoi një dopietë në kohën shtesë në minutat 91 dhe 94, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Interit suksesin e parë në miqësoret e verës.

Trajneri Cristian Chivu shfrytëzoi takimin për të testuar dy formacione të ndryshme, duke u dhënë minuta edhe disa lojtarëve të rinj, ndërsa pret rikthimin e futbollistëve që munguan për shkak të angazhimeve ndërkombëtare. Interi e mbyll kështu me fitore grumbullimin në Gjermani dhe vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.