Interi punon për rinovimet, akord me Pio Espositon, synohet zgjatja e kontratës me Calhanoglun

Interi dhe Hakan Calhanoglu mund të vazhdojnë rrugëtimin së bashku edhe përtej vitit 2027. Mesfushori turk ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Cristian Chivu.
Pavarësisht interesit të shfaqur gjatë verës nga klubet turke, fillimisht Galatasaray dhe më pas Fenerbahçe, Calhanoglu zgjodhi të qëndrojë te zikaltrit. Sot ai konsiderohet një element qendror në projektin teknik të Interit, falë karakteristikave të tij unike në ndërtimin e lojës.
Sipas mediave italiane, tashmë nuk përjashtohet mundësia e një rinovimi të ri të kontratës, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Gjithçka do të varet nga vazhdimësia dhe gjendja fizike e mesfushorit, i cili sezonin e kaluar u përball me disa probleme dhe pësoi gjashtë dëmtime.
Ndërkohë, edhe Pio Esposito po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Interi. Sulmuesi i ri është rikthyer në qendër të projektit zikaltër dhe, duke punuar në hijen e Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, synon të fitojë gradualisht një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në repartin ofensiv.Sulmuesi interist ka gjetur akordin me klubin zikaltër për rinovimin e kontratës të paktën deri në vitin 2031.
5 vite të tjera dhe një rritje e kënaqme e pages, konfrimon edhe njëherë tjetër se Inter dhe Pio Esposito janë bërë për njëri-tjetrin dhe se dashuria mes tyre pritet të vazhdojë gjatë.
Lexo edhe
SPORT
Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve

Kombëtarja kuqezi zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro!

“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta”, Guendouzi shpërthen pas fitores së Fenerbahçes në Lyon

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

US Open/ Cobolli dhe Bencic "eliminojnë" Alcaraz dhe Serena Williams, kalojnë në gjysmëfinale

Alejandro Balde bën një kthesë të papritur, merr vendim për transferimin te Manchester United

Hamilton kërkon falje pas polemikave në Holandë: Do të bëhem më i mirë





