Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

Ish-kampioni i botës në boks u qëllua për vdekje pranë banesës së tij, policia arreston 4 persona

P
Piranjat25 August 2026, 17:21 · 2 min lexim
Ish-kampioni i botës në boks u qëllua për vdekje pranë

Katër persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me vrasjen e ish-kampionit të botës në boks, Zolani Tete.

42-vjeçari u qëllua për vdekje të premten e kaluar, teksa ndodhej përpara banesës së tij në Mdantsane, në provincën e Kepit Lindor.

Policia konfirmoi arrestimin e katër të dyshuarve, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim. I pari, një 22-vjeçar, u arrestua të shtunën, ndërsa një ditë më pas u vunë në pranga edhe tre persona të tjerë: dy 27-vjeçarë dhe një 28-vjeçar.

Të dyshuarit pritet të dalin përpara Gjykatës së Magjistratëve në Mdantsane, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër 30-vjeçar, i cili ishte arrestuar të shtunën, është liruar më pas dhe po konsiderohet si dëshmitar i mundshëm. Deri tani, policia nuk ka bërë të ditur motivin e vrasjes.

Zolani Tete zhvilloi një karrierë të suksesshme profesioniste nga viti 2006 deri në vitin 2022. Ai u shpall kampion bote fillimisht në kategorinë supermizë dhe më pas në peshën gjel.

Në vitin 2017, Tete hyri edhe në librin e rekordeve “Guinness”, pasi realizoi nokautin më të shpejtë në historinë e një dueli për titull bote.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.