Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
SPORT

“Ishte e pamundur të mos i thoja po”/ Bernardo Silva emocionohet pas transferimit te Real Madridi

P
Piranjat 3 August 2026, 22:05 · 2 min lexim
“Ishte e pamundur të mos i thoja po”/ Bernardo Silva

Bernardo Silva ka folur për emocionet e para si futbollist i Real Madridit, pasi iu bashkua klubit spanjoll si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij te Manchester City.

Mesfushori portugez ka kryer kontrollet mjekësore dhe ka zhvilluar stërvitjet e para me skuadrën në “Real Madrid City”, nën drejtimin e José Mourinhos.

Në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit, Silva shprehu lumturinë për transferimin dhe theksoi madhështinë e Real Madridit.

“Është diçka shumë e veçantë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk ka nevojë të flasim shumë për këtë klub, sepse historia e tij flet vetë”, deklaroi portugezi.

Silva pranoi se nuk kishte menduar gjatë kur mori ofertën nga klubi madrilen.

“Kur Real Madridi më telefonoi, ishte e pamundur të mos i thoja po. Nuk u mendova dy herë”, u shpreh ai.

32-vjeçari tregoi se përballjet e shumta me Real Madridin gjatë viteve e kishin bërë të kuptonte madhështinë e klubit dhe të “Santiago Bernabéut”.

“Të luash për klubin më të mirë në historinë e futbollit është një privilegj”, tha Silva.

Bernardo Silva për Mourinhon: Dua të mësoj prej tij
Mesfushori foli edhe për trajnerin José Mourinho, me të cilin më parë kishte qenë kundërshtar dhe tani do të punojë së bashku.

“Ai është një trajner që do të thotë shumë për futbollin portugez. Jam shumë i lumtur që mund të filloj dhe të mësoj prej tij”, deklaroi Silva.

Ai pranoi se stërvitja e parë ishte e vështirë, por atmosfera në skuadër ishte pozitive.

“Jam i lodhur. Stërvitja e parë ishte e vështirë, por jam shumë i lumtur që takova shokët e rinj të ekipit”, tha ai.

Silva gjithashtu theksoi gatishmërinë për të luajtur në çdo pozicion ku do të ketë nevojë skuadra.

“Do të jem gati për atë që i nevojitet Real Madridit”, u shpreh portugezi.

Në fund, ai përmendi edhe disa prej idhujve të tij në futboll, duke veçuar Zinedine Zidane, Rui Costan dhe Luka Modrićin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.