Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë
SPORT

Italia e Roberto Mancinit merr formë, zyrtarizohet stafi teknik, bën pjesë edhe Bonucci

P
Piranjat 7 August 2026, 08:15 · 2 min lexim
Italia e Roberto Mancinit merr formë, zyrtarizohet stafi teknik, bën

Italia e Roberto Mancini merr formë. Federata Italiane e futbollit zyrtarizoi stafin teknik që do t’i bashkohet trajnerit të Të Kaltërve në aventurën e re që do të nisë që në muajin shtator me ndeshjet e Nations League me skuadrën 4 herë kampione të botës që do të bërballet me Turqinë, Francën dhe Belgjikën.

Asistenti i Mancinit do të jetë Alberto Bollini, që ka fituar titullin evropian me skuadrën U19 të Italisë në 2023. Bashkëpunëtorët teknikë do të jenë Leonardo Bonucci, që u konfirmua pas eksperiencës së tij me Gattuson; Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone. Ata që e plotësojnë stafin teknik të Të Kaltërve janë përgatitësi i portierëve Marco Roccati dhe asistenti Cristiano Lupatelli, përgatitësit atletikë Giacomo Ceci dhe Marco Montini, analistët e ndeshjeve Renato Baldi dhe Christian Venturini.

I vetmi pozicion që nuk është mbuluar ende është ai i shefit të delegacionit që deri para pak muajsh mbahej nga Gianluigi Buffon. Ka mundësi që këtë rol ta mbajë Claudio Ranieri që është edhe në rolin e Drejtorit Teknik, kështu që ai mund të mbulojë të dy këto pozicione.

Organika e plotë e kombëtares italiane:

Drejtor Tecnico: Claudio Ranieri

Koordinator Club Italia: Gianfranco Zola

Zëvendëstrajner: Alberto Bollini

Bashkëpunëtorë teknikë: Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone

Përgatitës i portierëve Marco Roccati

Përgatitës atletikë: Giacomo Ceci dhe Marco Montini

Analistë ndeshje: Renato Baldi dhe Christian Venturini

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.