Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...

Kupa e Botës 2026 po lë pas vetes jo vetëm ekipe të eliminuara, por edhe një listë gjithnjë e më të gjatë trajnerësh pa punë. I fundit që u shtua në këtë listë është Pape Thiaw, i cili u shkarkua zyrtarisht nga Federata e Futbollit e Senegalit më 12 korrik 2026.
Federata (FSF) njoftoi shkarkimin e Thiaw dhe të gjithë stafit të tij teknik pas paraqitjes zhgënjyese të “Luanëve të Terangës” në Botëror. Vendimi u mor pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv në Dakar, duke i dhënë fund aventurës së Thiaw si trajner i përhershëm i kombëtares, më pak se dy vjet pasi kishte marrë drejtimin e ekipit.
Senegali arriti deri në fazën e 1/16-ës së finales, si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta. Afrikanët humbën ndaj Francës dhe Norvegjisë në fazën e grupeve, por u rikthyen me një fitore bindëse ndaj Irakut. Rrugëtimi i tyre u mbyll në mënyrë dramatike ndaj Belgjikës: Senegali kryesonte 2-0, por belgët e kthyen ndeshjen dhe fituan 3-2 në vazhdime.
Thiaw nuk është, siç raportohej fillimisht, “i 13-ti” trajner që largohet nga një përfaqësuese pjesëmarrëse në Botëror. Duke numëruar të gjitha rastet e konfirmuara deri më tani, ai është më afër vendit të 16-të. Kjo është lista e plotë:
1. Sabri Lamouchi (Tunizi) – i pari që u largua, i shkarkuar vetëm pak orë pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të grupeve.
2. Herve Renard (Tunizi) – e zëvendësoi Lamouchin, por nuk arriti ta ndryshonte fatin e ekipit, që humbi edhe ndaj Japonisë e Holandës. Pas eliminimit, edhe ai vendosi të largohej.
3. Marcelo Bielsa (Uruguai) – kishte njoftuar që më parë se do të largohej pas Botërorit, por eliminimi i hershëm dhe përplasjet me lojtarët e bënë fundin e mandatit edhe më të vështirë.
4. Jamal Sellami (Jordani) – e udhëhoqi Jordaninë në Botërorin e saj të parë historik, por pas tri humbjeve në grupe vendosi të largohej.
5. Steve Clarke (Skoci) – dha dorëheqjen menjëherë pas eliminimit në grupe, pavarësisht se kishte rinovuar kontratën pak javë më parë. Largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë moderne skoceze.
6. Hong Myung-bo (Koreja e Jugut) – eliminimi në grupe dhe presioni publik i vendosën kapak mandatit të tij të kontestuar që në fillim.
7. Miroslav Koubek (Çeki) – u nda me kombëtaren pas vendit të fundit në grup, edhe pse kishte rikthyer Çekinë në Botëror pas dy dekadash mungese.
8. Sebastian Beccacece (Ekuador) – u largua pas eliminimit nga Meksika në 1/16-ën, me skadimin e kontratës, pasi e kishte çuar Ekuadorin në fazën eliminatore për herë të parë pas 20 vitesh.
9. Ronald Koeman (Holandë) – dha dorëheqjen një ditë pas eliminimit nga Maroku në penallti, duke pranuar se ishte koha t’i jepte fund mandatit.
10. Carlos Queiroz (Gana) – mori drejtimin e Ganës vetëm pak muaj para Botërorit dhe e çoi në fazën eliminatore për herë të parë që nga 2010, por u largua pas humbjes ndaj Kolumbisë, duke kërkuar më shumë investime në futbollin ganez.
11. Julian Nagelsmann (Gjermani) – njoftoi largimin pas eliminimit nga Paraguai në penallti, pavarësisht se mediat gjermane e cilësuan si shkarkim të maskuar.
12. Javier Aguirre (Meksikë) – i dha fund mandatit pas humbjes ndaj Anglisë në 1/8-ën, në një largim të planifikuar që më parë, me Rafael Marquez si pasardhës.
13. Roberto Martinez (Portugali) – u largua pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8-ën, duke deklaruar se kishte ardhur për të fituar Kupën e Botës dhe pa këtë sukses nuk kishte arsye të vazhdonte.
14. Zlatko Dalić (Kroaci) – dha dorëheqjen pas eliminimit nga Portugalia, duke mbyllur kështu një nga epokat më të suksesshme të futbollit kroat.
15. Vladimir Petković (Algjeri) – Federata Algjeriane e Futbollit vendosi ta ndajë rrugën me trajnerin zviceriano-boshnjak pas eliminimit në 1/16-ën ndaj Zvicrës. Ndarja ende nuk është zyrtarizuar plotësisht për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi dëmshpërblimin, ndërsa si pasardhës raportohet emri i Antar Yahia.
16. Pape Thiaw (Senegal) – largimi më i fundit, i konfirmuar zyrtarisht më 12 korrik 2026.
Me Botërorin 2026 ende në fazën e tij vendimtare, lista e trajnerëve që largohen pritet të zgjatet edhe më shumë. Sepse ka të tjera ndeshje, të tjera sfida, shumë më shumë peshë dhe përgjegjësi për teknikët, të cilët mund të mos jenë në fushë por ata janë lojtari i 12-të i çdo sfide. Edhe ose ato nuk janë shkaktarët kryesor të disfatave futbollistike, ato janë “kokat që priten” në gijotinën e përfaqësueseve.
Argjentinasi Leo Messi i dha legjendës italiane të futbollit Roberto Baggios fanelën që ai veshi në ç...
FIFA po studion zyrtarisht mundësinë e zgjerimit të kampionatit Botëror të futbollit me 64 skuadra që në edicionin e 2030. ...
Presidenti i Federatës së Futbollit Uruguajan (AUF), Ignacio Alonso, sapo ka konfirmuar se Diego Forlán, ish-sulmuesi legjendar i A...
Kupa e Botës 2026 solli një përfaqësim modest të futbollistëve me prejardhje shqiptare, me vetëm tre lojtarë që u p...
Zlatan Ibrahimovic nuk i kurseu kritikat për Noni Madueken gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe N...
Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me Burnley-n, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare...
Vetëm pak ditë pas përfundimit të aventurës historike të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, një lajm...
FIFA sqaroi se teknologjia e topit të lidhur (Connected Ball) konfirmoi se nuk kishte asnjë kontakt të topit me kabllon e kamerës në ak...
Me përfundimin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës 2026, në garë kanë mbetur vetëm katër komb&eum...
Tashmë që Kampionati Botëror 2026 po shkon drejt fundit, tërë fokusi do të rikthehet te Evropiani i ardhshëm. Kombëtarj...