Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
SPORT

Ja sa miliona dollarë fitoi Spanja pasi u shpall kampione e botës

P
Piranjat20 July 2026, 16:22 · 2 min lexim
Ja sa miliona dollarë fitoi Spanja pasi u shpall kampione e botës

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 nuk i solli vetëm lavdinë sportive, por edhe një fitim rekord financiar. Sipas raportimit të AS, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të përfitojë 50 milionë dollarë (rreth 44 milionë euro) si shpërblim nga FIFA për fitimin e Botërorit, shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipin kampion.

Ky është një rritje e ndjeshme krahasuar me 42 milionë dollarët që fitoi Argjentina pasi u shpall kampione e botës në vitin 2022. Përfitimet nuk ndalen vetëm te shpërblimi i FIFA-s. Suksesi në Botëror ka rritur ndjeshëm edhe vlerën komerciale të kombëtares spanjolle, duke forcuar marrëdhëniet me sponsorët dhe duke tërhequr interes edhe më të madh nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas marrëveshjes mes futbollistëve dhe Federatës, 45% e bonusit të fituar nga FIFA do t’u shpërndahet 26 lojtarëve të ekipit. Kjo do të thotë se secili prej tyre do të përfitojë rreth 756 mijë euro bruto, pa llogaritur të ardhurat nga sponsorët personalë apo bonuset e klubeve.

Në total, triumfi në Botëror pritet të sjellë një ndikim ekonomik shumë më të madh sesa vetëm shpërblimi sportiv, pasi suksesi i Spanjës rrit ndjeshëm vlerën e markës së kombëtares dhe të futbollit spanjoll në tregun global.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.