Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

“Jam i lumtur për ardhjen e Stones”, Chivu flet para miqësores ndaj City-t: I kënaqur me merkaton? Do përpiqemi të rrisim nivelin

P
Piranjat31 July 2026, 15:40 · 2 min lexim
“Jam i lumtur për ardhjen e Stones”, Chivu flet para

Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen me Manchester Cityn në Hong Kong, në një miqësore prestigjioze që pritet t’i japë trajnerit Cristian Chivu sinjale të rëndësishme përpara nisjes së sezonit të ri.

Në konferencën për shtyp, tekniku rumun e nisi fjalën me një homazh për legjendën e futbollit italian, Franco Baresi, duke shprehur ngushëllimet për familjen e ish-kapitenit të Milanit dhe duke e cilësuar atë një ikonë të sportit.

Duke folur për sfidën ndaj kampionëve të Anglisë, Chivu u shpreh se, edhe pse të dyja skuadrat nuk janë ende në formën optimale, ndeshja do të jetë një test i rëndësishëm dhe një spektakël për tifozët. Trajneri theksoi se ekipi ka punuar mirë gjatë grumbullimit në Gjermani dhe se, pavarësisht ngarkesave fizike të kësaj faze, do të zbresë në fushë me intensitet maksimal.

Chivu komentoi edhe afrimin e mbrojtësit anglez John Stones, duke e cilësuar një përforcim me cilësi, personalitet dhe karizëm, që rrit ndjeshëm nivelin e repartit defensiv. Ai shtoi se Interi pret edhe rikthimin e lojtarëve të angazhuar në Kupën e Botës, ndërsa merkatoja mbetet e hapur për të përfituar nga çdo mundësi që mund të ndihmojë skuadrën të bëjë një tjetër hap cilësor.

Një mesazh i qartë nga trajneri zikaltër, që synon ta mbajë Interin në nivelin më të lartë dhe konkurrues në të gjitha objektivat e sezonit të ri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.