Jashari: Jemi gati për provokimet e Kolumbisë, por jam i zhgënjyer për minutazhin

Mesfushori i Zvicrës, Ardon Jashari, ka folur në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Kolumbisë në Botërorin 2026, një sfidë që mund ta çojë përfaqësuesen zvicerane në çerekfinale për herë të parë pas 72 vitesh.
Në konferencën për shtyp, lojtari i Milanit paralajmëroi një ndeshje shumë të fortë dhe me tension të lartë. “Mund të ketë provokime. Duhet të jemi gati t’i përballojmë, pa dyshim. Jemi të përgatitur. Kolumbia është një skuadër dinamike, që luan me agresivitet të madh. Do të jetë ndeshja më e vështirë e turneut. Kombëtaret e Amerikës së Jugut janë shumë intensive”, u shpreh ai.
Jashari vlerësoi gjithashtu se sfida pritet të jetë një test i vërtetë për Zvicrën, duke theksuar nevojën për përqendrim maksimal për të përballuar ritmin dhe intensitetin e kundërshtarit.
Megjithatë, mesfushori nuk e fshehu zhgënjimin për minutazhin e tij të pakët në këtë Botëror, ku deri tani ka luajtur vetëm një minutë në ndeshjen e parë. “Jam i zhgënjyer. Ky është turneu im i tretë me kombëtaren dhe ende nuk po luaj shumë. Por gjëja më e rëndësishme mbetet ekipi”, shtoi Jashari.
Lexo edhe
SPORT
Zyrtare/ Cristiano Ronaldo jep lajmin tronditës: Ky është Botërori im i fundit

Trump përgëzon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq të Balogun: Ishte një padrejtësi e madhe

Deschamps i del në krah Mbappes: Është një lider shembullor, jo diktator!

Milani detyrohet të heqë dorë, për objektivin e kuqezinjve ofrohen 50 milionë euro

Kepi i Gjelbër surpriza e Botërorit, një komb, një murale dhe ëndrra e bukur në Kupën e Botës

Goli i anuluar i Gvardiol në minutën e 103-të, VAR me Trionda "ndez" polemika mes Kroacisë dhe Portugalisë

“Messi dhe Mbappé janë përpara meje!” Harry Kane dorëzohet për Topin e Artë 2026 dhe zbulon arsyen!

Ilgiz Tantashev, gjyqtari uzbek, i cili u bë personazhi i debateve pas Francë-Paraguaji





