Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Juventusi fiton miqësoren ndaj Palermos, shënon edhe kapiteni Yildiz

P
Piranjat11 August 2026, 19:51 · 2 min lexim
Juventusi fiton miqësoren ndaj Palermos, shënon edhe kapiteni Yildiz

Juventusi i Luciano Spallettit fitoi ndeshjen ndaj Palermos së Filippo Inzaghit, në sifrat  2-0 në Perth. Bardhezinjtë zhvilluan një paraqitje bindëse në të dyja fazat e lojës dhe arritën të siguronin fitoren falë golave të Kenan Yildiz dhe Arkadiusz Milik.

Yildiz, i cili në këtë takim mbajti edhe shiritin e kapitenit, ishte ai që zhbllokoi sfidën, ndërsa Milik realizoi golin e dytë për të vulosur suksesin e skuadrës së Spallettit. Në një ndeshje ku Juventusi tregoi ekuilibër dhe organizim të mirë, disa lojtarë spikatën me paraqitjet e tyre.

Francisco Conceição dhe Zeki Çelik zhvilluan një ndeshje shumë pozitive, ndërsa një meritë të veçantë pati edhe portieri Mattia Perin. Në minutat shtesë, Perin bëri një pritje spektakolare, duke i mohuar Palermos golin e ngushtimit të rezultatit. Portieri bardhezi ndali Le Douaron, i cili ishte shumë pranë realizimit në zonën e rreptësisë.

Një nga lojtarët që nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës ishte Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez pati dy mundësi shumë të pastra për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizonte.

Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte negative. Kolo Muani u dallua për punën në fazën mbrojtëse, sakrificën dhe angazhimin në ndihmë të skuadrës. Në fund, Juventusi mori një fitore 2-0 që i jep Spallettit sinjale pozitive, ndërsa skuadra vazhdon përgatitjet dhe kërkon të ndërtojë formën më të mirë për sezonin e ri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.