Juventusi kërkon portier të ri/ Gabimet e Di Gregorios përshpejtojnë lëvizjet, në listë Vicario, Suzuki dhe Trubin

Juventusi po përshpejton kërkimet për një portier të ri titullar, ndërsa e ardhmja e Michele Di Gregorios në portën bardhezi po vihet gjithnjë e më shumë në diskutim.
Paraqitja e portierit italian në ndeshjen miqësore ndaj Interit, të humbur 2-1, ka shtuar shqetësimet te drejtuesit e klubit. Di Gregorio pati përgjegjësi në të dy golat e pësuar, me gabimin në golin e dytë që tërhoqi veçanërisht vëmendjen.
Problemet në portë nuk janë të reja për Juventusin. Gabimet e përsëritura gjatë muajve të fundit kanë bërë që klubi të shqyrtojë seriozisht mundësinë e një ndryshimi në këtë repart, ndërsa koha në dispozicion përpara fillimit të sezonit po shkurtohet.
Në krye të listës së dëshirave të Juventusit është Guglielmo Vicario, portieri 29-vjeçar i Tottenhamit. Italiani konsiderohet një nga alternativat kryesore për të marrë vendin e titullarit në Torino.
Një tjetër emër që po ndiqet nga drejtuesit bardhezi është Zion Suzuki. Portieri japonez 23-vjeçar është gjithashtu në listën e kandidatëve për portën e Juventusit.
Së fundmi, në radar është shtuar edhe Anatoliy Trubin, portieri i Benficës, duke e çuar në tre numrin e alternativave kryesore që po monitorohen nga klubi.
Vendimi përfundimtar nuk pritet të përcaktohet vetëm nga aspekti sportiv. Kushtet ekonomike të operacionit, kostoja e transferimit dhe mundësia për të arritur një marrëveshje me klubet përkatëse do të kenë peshë në zgjedhjen e Juventusit.
Me merkato ende të hapur, drejtuesit bardhezi duhet të vendosin nëse do t’i besojnë sërish Di Gregorios apo do të investojnë për një portier të ri titullar.
Lexo edhe
SPORT
Interi fiton miqësoren ndaj Juventusit në Australi, vendosin dy mbrojtës

Milan pëson humbje të thellë në miqësoren ndaj Chelsea-t

5 mijë euro vetëm për letra higjienike, kontrata e çmendur e Salah. Ja rroga marramendëse që do të ketë

Transferimi i madh i Liverpoolit pritet të kryejë të dielën testet mjekësore

Revolucioni i Ançelotit për Botërorin 2030/ 10 talentet që pritet të udhëheqin Brazilin





