Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

“Kambanat e alarmit” për klubin e Kategorisë së Parë, FIFA ende mban “peng” merkaton

P
Piranjat 2 September 2026, 14:12 · 4 min lexim
“Kambanat e alarmit” për klubin e Kategorisë së

Dritarja e hyrje-daljeve gjatë merkatos së verës konsiderohet tashmë e mbyllur si procesi bazë për klubet e Kategorisë së Parë. Megjithatë, skuadrat që kanë lënë vende bosh në organikë mund t’i plotësojnë ato gjatë sezonit, duke afruar futbollistë që pas përfundimit të edicionit të kaluar kanë mbetur pa kontratë dhe janë aktualisht lojtarë të lirë.

Por, ndërsa pjesa më e madhe e klubeve kanë mbyllur përgatitjet dhe kanë kompletuar grupet për sezonin e ri, një situatë e veçantë vazhdon të shqetësojë Kastriotin. Vera ka qenë problematike për disa klube shqiptare, të cilat janë përballur me bllokime të merkatos nga FIFA për shkak të detyrimeve financiare, borxheve apo çështjeve të pambyllura me futbollistë dhe dokumentacionit përkatës. Pothuajse të gjitha klubet shqiptare që u përballën me këtë problem kanë arritur ta zgjidhin ngërçin dhe të heqin bllokimin në sistemin e FIFA-s. Përjashtim bën Kastrioti. Deri mbrëmjen e djeshme, klubi krutan vijonte të figuronte në sistemin e FIFA-s me merkaton të bllokuar.

Bëhet fjalë për tri çështje ende për t’u zgjidhur, të cilat mbajnë pezull situatën e klubit në prag të startit të kampionatit. Problemi bëhet edhe më shqetësues për shkak të afërsisë së ndeshjes së parë. Kastrioti e nis sezonin më 6 shtator, në transfertë ndaj Burrelit, në një përballje që pritet me interes edhe për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave. Nëse bllokimi nuk zgjidhet në kohë, krutanët mund të përballen me vështirësi serioze për të hedhur në fushë kontingjentin që kanë ndërtuar gjatë kësaj vere. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për një problem administrativ apo financiar, por për një çështje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në startin e kampionatit. Një kambanë alarmi për Kastriotin, por edhe një situatë që nuk është aspak e mirë për vetë kampionatin, nëse klubi nuk arrin ta zgjidhë ngërçin përpara ndeshjes së parë.

Precedentet në start- Precedentët në futbollin shqiptar janë ende të freskët. Bllokimet e merkatos nga FIFA kanë detyruar edhe klube të tjera të nisin kompeticionet me probleme në kontingjent. Vllaznia u përball me mungesa në aventurën europiane në Ligën e Konferencës, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana, për shkak të pamundësisë për të regjistruar lojtarët e afruar, u detyruan të mbështeteshin ndjeshëm te futbollistët e rinj në javën e parë të kampionatit të Kategorisë Superiore. Në kampin krutan, ndërkohë, puna nuk është ndalur. Nën drejtimin e trajnerit Ramazan Ndreu, skuadra ka vijuar përgatitjet për sezonin e ri dhe është munduar të jetë gati për sfidën e parë. Megjithatë, në horizont mbetet një pikëpyetje e madhe: Me çfarë kontingjenti do të zbresë Kastrioti në fushë në transfertën e Burrelit? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje në ditët e fundit para startit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.