SPORT

Katër javë pa fitore, zien Vllaznia/ Edi Martini në mes të “stuhisë”, në Shkodër shpërthen revolta e tifozëve kundër trajnerit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 12:36

Katër javë pa fitore, zien Vllaznia/ Edi Martini në mes të

Humbja 2-0 ndaj Laçit ka bërë që situata te Vllaznia të bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Rezultatet e dobëta në startin e kampionatit kanë sjellë reagimin e tifozëve shkodranë, të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika ndaj drejtuesve të klubit, por edhe ndaj stafit teknik.

Pakënaqësia është e dukshme dhe tashmë presioni mbi skuadrën është rritur ndjeshëm. Në qendër të këtyre reagimeve është vendosur trajneri Edi Martini. Një pjesë e konsiderueshme e tifozëve kanë kërkuar ndryshime në krye të ekipit, duke e bërë të qartë se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po menaxhohet skuadra.

Në disa prej reagimeve në rrjetet sociale, kritikat kanë kaluar edhe në tone më të ashpra dhe personale ndaj trajnerit, çka tregon nivelin e zhgënjimit që ka sjellë ky start. Kjo situatë nuk është e zakonshme për një ambient si ai i Vllaznisë, ku mbështetësit kanë qenë gjithmonë shumë të zjarrtë dhe të lidhur me skuadrën. Pikërisht për këtë arsye, reagimet pas humbjes në Laç marrin një peshë të veçantë. Tifozët presin më shumë nga skuadra e tyre dhe, mbi të gjitha, duan të shohin një ekip që të transmetojë besim, karakter dhe ambicie në fushën e lojës.

Katër javë pa fitore, alarmi është ndezur

Në katër javët e para, megjithatë, Vllaznia nuk ka mundur t’i japë këto sinjale. Vetëm dy pikë të grumbulluara dhe pa asnjë fitore janë një bilanc shumë larg pritshmërive për një skuadër me emrin dhe objektivat e Vllaznisë. Humbja 2-0 në Laç e thelloi edhe më shumë krizën e rezultateve dhe riktheu në vëmendje problemet që skuadra ka shfaqur që në javët e para, sidomos në aspektin e organizimit dhe stabilitetit. Por problemi nuk lidhet vetëm me tabelën e klasifikimit.

Loja e Vllaznisë ka lënë jo pak pikëpyetje, ndërsa ekipi ende nuk ka krijuar një identitet të qartë dhe bindës. Ndryshimet në formacion, problemet në prapavijë dhe mungesa e vazhdimësisë kanë bërë që skuadra të mos bindë në këtë moment, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi drejtuesit dhe stafin teknik. Shifrat e fundit e bëjnë situatën edhe më shqetësuese. Në 12 ndeshjet e fundit në kampionat, Vllaznia ka marrë vetëm 1 fitore, ndërsa ka regjistruar 3 barazime dhe 8 humbje. Në këtë periudhë, kuqeblutë kanë shënuar vetëm 12 gola, ndërsa kanë pësuar 20. Një bilanc i tillë tregon se problemet nuk janë thjesht të momentit, por se skuadra po përballet me një krizë që kërkon një reagim serioz.

Mesfusha, një tjetër problem për Martinin

Mesfusha po shfaqet si një tjetër problem në radhët e Vllaznisë në këtë start të sezonit. Largimet e emrave me peshë si Ardit Krymi, Sherif Kallaku dhe Esat Mala kanë ulur ndjeshëm cilësinë dhe eksperiencën në këtë repart, ndërsa zëvendësuesit e tyre ende nuk kanë arritur të japin garancitë e pritura. Kuqeblutë kanë humbur jo vetëm cilësi individuale, por edhe një pjesë të rëndësishme të organizimit që kishin në sezonet e shkuara.

Protagonistët e sezonit të ri, veçanërisht në mes të fushës, ende nuk po arrijnë të marrin për dore fatet e skuadrës. Vllaznia e Edi Martinit po has vështirësi për të vendosur ritmin e lojës, për ta qarkulluar topin me shpejtësi dhe për të krijuar epërsi në zonat e avancuara. Shpesh aksionet nisin mirë, por mungon pasimi i fundit, ideja që çan linjat dhe, mbi të gjitha, lojtari që merr përgjegjësinë për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshjeje. Problemi nuk është vetëm te numrat, por edhe te mënyra se si funksionon loja. Mesfusha kuqeblu po çalon në aspektin organizativ dhe atë krijues, duke e lënë skuadrën shumë të parashikueshme për kundërshtarët.

Vllaznia krijon pak raste të pastra, ndërsa kur përballet me ekipe që mbyllen mirë, e ka të vështirë të gjejë zgjidhje alternative. Mungon befasia, mungon ritmi dhe, në jo pak momente, edhe guximi për të marrë iniciativa.

Qato, Dros, Mehmeti… ende pa peshën e kërkuar

Në këtë repart, Qato, Dros, Mehmeti dhe pjesa tjetër e alternativave ende nuk kanë arritur të krijojnë atë konkurrencë dhe atë peshë që kërkohet nga një skuadër me objektiva të rëndësishëm. Ka pasur momente të mira individuale, por jo vazhdimësi dhe, mbi të gjitha, jo një figurë që të mund të konsiderohet lideri i padiskutueshëm i mesfushës.

Për një ekip që synon të jetë në nivelet e sipërme të kampionatit, ky është një boshllëk që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Nëse mesfusha nuk arrin të marrë kontrollin e lojës, problemet do të vazhdojnë të shfaqen edhe në repartet e tjera. Këtu del në pah edhe puna e bërë gjatë merkatos. Me nëntë herë kampionët e vendit që larguan disa prej elementeve kryesorë të mesfushës, pritshmëria ishte që goditjet e reja të kompensonin menjëherë këto humbje. Deri tani, kjo nuk ka ndodhur.

Vllaznia duket se nuk ka bërë goditjet e duhura për të zëvendësuar me të njëjtën peshë lojtarët që i dhanë karakter skuadrës në sezonet e shkuara. Kjo është një nga arsyet pse Martini po has vështirësi për të ndërtuar një skuadër të ekuilibruar dhe konkurruese.

Martini përballë momentit më delikat

Nëse mbrojtja ka shfaqur probleme në prapavijë dhe sulmi ka nevojë për më shumë efikasitet, mesfusha mbetet pika ku duhet kërkuar një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. Pa një repart që organizon, krijon dhe kontrollon ritmin, Vllaznia rrezikon të mbetet një skuadër që lufton shumë, por prodhon pak. Martini ka ende kohë për të gjetur formulën, por tashmë presioni është i madh. Tifozët kërkojnë ndryshime, rezultatet nuk po vijnë dhe loja nuk po bind. Për trajnerin kuqeblu, sfida e radhës nuk do të jetë thjesht një ndeshje tjetër kampionati, por një mundësi për të treguar se kjo skuadër mund të dalë nga kriza.

Tashmë, topi është në fushën e Edi Martinit dhe drejtuesve të Vllaznisë. Ose skuadra reagon dhe jep sinjale të qarta për kthesë, ose presioni për ndryshime në krye të ekipit do të bëhet edhe më i fortë. Një gjë është e sigurt, Vllaznia nuk mund të vazhdojë gjatë në këtë ritëm dhe Martini është përballë provës së tij më të madhe./BW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?