Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet
SPORT

Katër shqiptarë në fushë në Champions League/ Barazimet dominojnë në 3 ndeshjet e para të raundit të playoffit

P
Piranjat18 August 2026, 23:43 · 2 min lexim
Katër shqiptarë në fushë në Champions League/ Barazimet

Barazimi është kryefjala e 3 ndeshjeve të para të raundit të playoffit të Ligës së Kampioneve të zhvilluara këtë të martë.

Ishin 3 ndeshje ku në fushën e lojës ishin 3 futbollistë shqiptarë që u aktivizuan si titullarë; Strakosha dhe Pilos në sfidën mes Levski Sofje dhe AEK të Athinës dhe Vedat Muriqi në përballjen mes Fenerbahçe dhe Olympique të Lyonit. Sfida e tretë që u zhvillua këtë të martë ishte ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Viking ku te skuadra kroate, Arbër Hoxha e nisi nga stoli sfidën duke u hedhur në fushë në minutën e 68.

Përsa iu përket rezultateve në fushën e lojës, ndeshja që kishte vëmendjen më të madhe në këtë mbrëmje ishte ajo e zhvilluar në Stamboll mes Fenerbahçes dhe Lyonit një sfidë kjo që përfundoi me shifrat 1-1. Ishin miqtë francezë ata që shënuan të parët pikërisht me Opendën të cilin Juventusi e ka transferuar në formë huazimi, por Fenerbahçe iu kundërpërgjigj në fillimin e pjesës së dytë me golin e Greenwood.

Në sfidën e zhvilluar në Bullgari, mes Levskit dhe AEK, 90 minutëshi nuk prodhoi gola dhe sfida u mbyll 0-0, ndërkohë që ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Viking rezultati i së cilës ishte 2-2. Dinamo e Zagrebit mori avantazhin e dyfishtë 2-0 brenda 10 minutave të para me golat e Beljo dhe Lisica, i cili ia la vendin Arbër Hoxhës. Viking u kundërpërgjigj në minutat 26 dhe 39 duke shënuar me Christiansen dhe Tripic për të barazuar shifrat në 2-2 që mbetën të tilla deri në fund të 90 minutëshit.

Dinamo Zagreb-Viking 2-2( Beljo 6’, Lisica 10’/ Christiansen 26’, Tripic 39’)

Fenerbahçe-Lyon 1-1(Greenwood 47’/ Openda 40’

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.