Kayserispor zyrtarizon goditjen e dyfishtë shqiptare, afron Hasanin dhe Seferin

Kayserispor ka zyrtarizuar brenda së njëjtës ditë transferimin e dy sulmuesve shqiptarë, Florent Hasanit dhe Taulant Seferit, duke përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ri në Superligën turke.
Hasani, reprezentues i Kosovës, bashkohet me klubin turk pas aventurës te Amed, ku sezonin e kaluar realizoi 18 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 37 ndeshje.
Në të njëjtën kohë, Kayserispor ka siguruar edhe Taulant Seferin, i cili vjen pas një sezoni të suksesshëm me Bodrumin, ku shënoi 16 gola dhe regjistroi shtatë asistime.
Dy afrimet krijojnë një dyshe shqiptare në sulmin e skuadrës turke dhe i japin trajnerit më shumë alternativa për repartin ofensiv.
Hasani dhe Seferi synojnë të vazhdojnë formën e mirë në futbollin turk dhe të ndihmojnë Kayserisporin në objektivat e sezonit të ri.
Lexo edhe
SPORT
Simeone i mbyll derën Barcelonës për Julian Alvarez: Klubi mori një vendim

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

“Nuk ngrihej nga shtrati, nuk hante, nuk lahej”/ Dëshmia tronditëse për ditët e fundit të Maradonës

Ferran Torres drejt Parisit/ Shtohen zërat për një kalim te PSG

Real Madridi gjen tre alternativa pas dështimit me Rodrin

E priste një kontratë 5-vjeçare, dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, zbulohet arsyeja

ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

Inter, çfarë po ndodh me Asllanin? Mesfushori “ngec” në Milano, mungojnë ofertat





