Këshilltari i Trumpit shpërthen ndaj kritikëve të Infantinos: Kush voton kundër tij ka nevojë për ekzaminim mendor

Andrew Giuliani, ish-këshilltar i Donald Trumpit dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, ka dalë në mbrojtje të fuqishme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos.
Giuliani ka reaguar ndaj kritikave të fundit ndaj Infantinos, duke i cilësuar ato si të motivuara nga interesat politike dhe xhelozia.
Në një intervistë për The Independent, ai vlerësoi punën e Infantinos në drejtimin e FIFA-s dhe theksoi rëndësinë e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Trump për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të tjerët arrijnë suksese të mëdha. Ajo që Gianni Infantino ka bërë për FIFA-n është ta çojë organizatën në një nivel krejt tjetër”, deklaroi Giuliani.
Ai argumentoi se Botërori i vitit 2026 përfaqëson turneun e parë që sipas tij pasqyron plotësisht vizionin e Infantinos si president i FIFA-s.
Giuliani vlerësoi gjithashtu organizimin dhe aspektin financiar të turneut, duke pretenduar se kompeticioni u zhvillua me sukses dhe solli të ardhura të konsiderueshme.
Por deklarata e tij më e fortë erdhi në fund, kur iu referua mundësisë që Infantino të mos rizgjidhet në krye të FIFA-s.
“Nëse Gianni nuk rizgjidhet unanimisht, atëherë të gjithë ata që votojnë kundër tij kanë nevojë për një ekzaminim mendor”, u shpreh Giuliani.
Lexo edhe
SPORT
Arsenal synon transferimin e bujshëm të yllit të Juventusit, Kenan Yildiz

Cristiano Ronaldo befason vetëm 3 ditë pas dasmës me Georginën, ndryshimi në pamje nuk kaloi pa u vënë re

Hidhet shorti, Kategoria e Parë nis me sfida interesante që në javën e parë

Ndahet nga jeta ish-boksieri Prichard Colón, 11 vite pas ndeshjes që i ndryshoi jetën

Dasma sekrete e Ronaldos dhe Georginës: Vetëm 4 dëshmitarë, mungoi nëna e yllit portugez





