Plumb gome në sy Erion Vishkullit/ Prokuroria “kreh” armët e FNSH, merr videot e bankës
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...

Një dokumentar i ri që u publikua këtë të enjte, rikthen në vëmendje jetën e një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së lojës. Bëhet fjalë për Ronaldinho, ku tregohen jo vetëm sukseset e tij në fushë, por edhe uljet dramatike jashtë saj.
Ish-ylli i Brazilit dhe Barcelonës, fitues i Kupës së Botës 2002 dhe Topit të Artë 2005, ka jetuar një jetë mes luksit ekstrem, krizave financiare dhe madje edhe burgut në Paraguaj.
Në kulmin e karrierës së tij, Ronaldinho u shndërrua në një nga figurat më të paguara të futbollit botëror. Sipas raportimeve, në vitin 2006 ai u bë lojtari më i paguar në botë, duke kaluar edhe David Beckham.
“France Football raportoi se Ronaldinho fitonte mbi 18 milionë euro në vit nga paga dhe sponsorizimet”, thuhet në dokumentar. Ai kishte kontrata fitimprurëse me marka të mëdha si Nike, Pepsi dhe Coca-Cola. Por, jeta nuk e tregua aspak bujare dhe situata e tij financiare nuk ka qenë e qëndrueshme.
Në vitin 2018, u raportua se ai kishte vetëm 6 euro në llogaritë bankare, për shkak të borxheve dhe problemeve ligjore. Më vonë, në 2019, autoritetet braziliane i sekuestruan 57 prona për shkak të detyrimeve tatimore.
Ndërkohë që në këto momente, pasuria e tij aktuale vlerësohet në më tepër se 72 milionë euro. Paratë përfitohen kryesisht nga sponsorizimet dhe aktivitetet mediatike.
Një nga momentet më të bujshme të jetës së Ronaldinho ndodhi në mars të vitit 2020, kur ish-futbollisti dhe vëllai i tij u arrestuan në Paraguai, pasi hynë në këtë vend me dokumente të falsifikuara.
“Unë kurrë nuk e kam imagjinuar se do të përjetoja një situatë të tillë”, tha ai gjatë qëndrimit në paraburgim, duke shtuar se gjithmonë kishte kërkuar “të sillte gëzim për njerëzit me futbollin e tij”.
Fillimisht i mbajtur 32 ditë në burg, ai më pas u transferua në një hotel në Asunción, ndërsa procesi ligjor vazhdonte. Ai madje festoi edhe ditëlindjen e 40-të në paraburgim.
Raportohet se gjatë qëndrimit në burg, Ronaldinho u bë shumë i njohur mes të burgosurve dhe mori pjesë në një turne futbolli futsal, ku skuadra e tij fitoi finalen 11-2. Pas lirimit, ai dhe vëllai u gjobitën me rreth 170 mijë euro në total.
Atletiko Madrid po përjeton një moment të artë pasi eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampioneve dhe siguroi kualifikimin në gjysm&...
Al-Nassr fitoi 4-0 ndaj Al Wasl në çerekfinalen e AFC Champions League Two, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo shënoi golin e 969-...
Kristjan Asllani ka gjetur golin e parë me fanellën e Beşiktaş, por pa mundur të shmangë humbjen 2-1 në transfertë ndaj Samsunsp...
Juventus siguroi fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol, duke mposhtur 2-0 në shtëpi Bologna, falë nga një goli me kokë n&eu...
Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abiss...
Barcelona ka gjithnjë e më shumë gjasa ta mbajë Marcus Rashfordin, me pagën dhe vlerësimin e transferimit të sulmuesit, q&e...
Bayern “kurorëzon” në mënyrë perfekte sezonin. Bavarezët fituan zyrtarisht titullin në Bundesligë, pas suksesit...
Përplasje të dhunshme mes tifozëve të organizuar të Bayern Munich dhe Stuttgart kanë ndodhur jashtë stadiumit “Allian...
Barcelona është renditur si prodhuesi më i mirë i talenteve në Evropë në vitin 2026, me 57 të ‘diplomuar&r...
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të. D...