Konfirmohen dy testet miqësore për kampionët e Kategorisë së Parë, ja kur do të zbresë në fushë Laçi

Laçi ka bërë publik programin e ndeshjeve për javën e ardhshme, duke konfirmuar dy teste miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Skuadra kurbinase do të zbresë fillimisht në fushë të mërkurën, më 17:30, kur do të përballet me Besën në stadiumin e Luzit. Më pas, të shtunën, Laçi do të zhvillojë një tjetër sfidë miqësore, këtë herë ndaj Vorës, në stadiumin e Laçit, ndërsa orari i takimit do të bëhet i ditur në ditët në vijim.
Këto do të jenë ndeshjet e para në pankinën e Laçit për trajnerin Qatip Osmani, i cili është rikthyer në futbollin elitar shqiptar pas eksperiencës së tij të fundit në drejtimin e Vllaznisë.
Stafi teknik pritet t’i shfrytëzojë këto miqësore për të vlerësuar gjendjen e grupit dhe për të testuar skemat taktike përpara nisjes së sezonit të ri.
Lexo edhe
SPORT
Sherr përpara sfidës me Spanjën, Kristiano Ronaldo përplaset me gazetarin: Jo kur të doni ju

Ashtu si Diego: 40 vjet më vonë, edhe Jude Bellingham imitoi Maradonën…

BBC: Njeriu që Anglia do të ketë më shumë frikë! Haaland fut Norvegjinë në histori

Kane: Ishte një ndeshje e çmendur, por gjetëm rrugën

Portugalia dhe Spanja do të përballen sonte në orën 21:00

Meksika kthen orët luksoze të dhuruara nga një “YouTuber”

Ancelotti zbulon pse Vinicius nuk gjuajti penalltinë: Ja kush ishte në listë…

Quansah, i përjashtuar ndaj Meksikës, do të pezullohet për çerekfinalen me Norvegjinë...





