Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK...
SPORT

Kontrata milionëshe, ja pse Daku zgjodhi të mbetet në Rusi

P
Piranjat 3 August 2026, 18:00 · 2 min lexim
Kontrata milionëshe, ja pse Daku zgjodhi të mbetet në Rusi

Aspekti financiar duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore që Mirlind Daku vendosi ta vazhdojë karrierën në futbollin rus.

Sulmuesi kosovar është pranë transferimit nga Rubin Kazani te Spartak Moska, marrëveshje që pritet t’i sjellë fitime shumë të mëdha gjatë viteve të ardhshme.

Sipas mediave ruse, Daku do të përfitojë rreth 3.75 milionë euro në vit. Nga kjo shumë, 2.5 milionë euro do të jenë pagë fikse, ndërsa 1.25 milionë euro do t’i marrë si bonus vjetor për besnikëri ndaj klubit, shkruan Sports.ru.

Përveç kësaj, 27-vjeçari do të arkëtojë edhe një bonus prej 1.5 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës me Spartakun.

Marrëveshja parashikohet të jetë trevjeçare, me opsion për vazhdim edhe për një sezon tjetër. Nëse e respekton kontratën deri në fund, Daku mund të përfitojë deri në 16.5 milionë euro, një shifër që e bën këtë transferim ndër më fitimprurësit në karrierën e tij.

Spartak Moska pritet ta transferojë sulmuesin duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 11 milionë eurosh, të vendosur në kontratën e tij me Rubin Kazanin.

Edhe te Rubini, Daku ishte një nga futbollistët më të paguar të skuadrës, por kalimi te Spartaku do t’i sigurojë të ardhura edhe më të mëdha.

Megjithatë, transferimi i tij nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve të Spartak Moskës, të cilët kanë shprehur publikisht kundërshtimin ndaj afrimit të sulmuesit kosovar. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.