Kosova, Hekuran Kryeziu publikon listën e futbollistëve të U21 për tri ndeshjet e radhës

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2027.
Dardanët e rinj do të përballen me San Marinon U21, Qipron U21 dhe Finlandën U21.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 shtator 2026 në San Marino, me fillim në orën 20:30.
Më pas, Kosova U21 do të zhvillojë dy ndeshje në Prishtinë. Fillimisht, më 30 shtator, do të përballet me Qipron U21, nga ora 19:00, ndërsa më 6 tetor do të luajë kundër Finlandës U21, po nga ora 19:00.
Kombëtarja U21 do të akomodohet në Hotel Venus, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Kampin Nacional në Hajvali dhe, një ditë para ndeshjeve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Seanca e parë stërvitore është planifikuar të zhvillohet më 26 shtator, nga ora 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali.
Lexo edhe
SPORT
“S’po flas më mirë…”/ Sulmuesi kuqezi revoltohet nga mos-grumbullimi me kombëtaren: Historia nuk harrohet

MotoGP/ Jorge Martin fiton duelin më Marc Marquez, në pole position në ndalesën e Spielberg

Emrat/ Trajneri Armando Duka thërret 29 lojtarë për Kombëtaren

Mancini hap epokën e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

Ndahet nga jeta legjenda e Interit dhe e kombëtares italiane

Tregolësh për Olise, rekord për Kane. Bayern Munchen fiton me goleadë

Shkencëtarët krijojnë qeliza imunitare që godasin kancerin

Dhunë pas sfidës Vllaznia-Teuta, tifozët sulmojnë autobusin e klubit durrsak





