Kosova merr medaljen e dytë të artë, Islam Selmani shpallet kampion në karate

Islam Selmani është kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”! Karateisti kosovar ka zhvilluar një paraqitje spektakolare në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke triumfuar në finalen e madhe dhe duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në këtë kompeticion.
Selmani ishte i pakompromis gjatë gjithë garës dhe kaloi njëra pas tjetrës të gjitha pengesat që i dolën përpara. Në çerekfinale, sportisti dardan mposhti qipriotin Andreas, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Në gjysmëfinale, Selmani u përball me grekun Xenos. Edhe këtë duel e fitoi me sukses, duke prerë biletën për finalen e madhe.
Përballë tij në sfidën për medaljen e artë ishte turku Burak Ozdemir, por Selmani nuk i la asnjë hapësirë surprizës. Karateisti kosovar zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhe triumfoi, duke u ngjitur në majën e podiumit.
Një medalje e artë që merr vlerë të veçantë për Kosovën, e cila vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Pas triumfit të Selmanit, Kosova ka tashmë 7 medalje në këtë edicion. Medaljen tjetër të artë e ka fituar boksierja Donjeta Sadiku, ndërsa Laura Fazliu ka siguruar medaljen e argjendtë.
Ndërkohë, medalje bronzi për Kosovën kanë fituar Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj.
Islam Selmani shkruan emrin në historinë e sportit kosovar dhe i dhuron Kosovës një tjetër moment të artë në Taranto!
Lexo edhe
SPORT
Bradley Barcola e lë PSG-në dhe i bashkohet Liverpoolit për 123 milionë paundë

Shpendi mbetet te Cesena, dështon në befasi transferimi te Cremonese

Dortmundi arrin marrëveshje për huazimin e yllit të Arsenalit

Barcelona ndryshon kushtet për Gabriel Jesus/ Braziliani merr kontratë të re

Zyrtare/ Çelsi nënshkruan me Honest Ahanor





