Kristjan Asllani ka thënë “PO”, mesfushori kuqezi drejt Lindjes së Mesme. Zbulohet shuma që përfiton Interi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë largimit përfundimtar nga Interi. Mesfushori shqiptar ka hapur tashmë derën për një transferim tek Al Xhezira në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa palët janë afruar ndjeshëm edhe për kushtet e marrëveshjes.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano, sipas të cilit Al Xhezira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e Asllanit.
Sipas Romano-s, marrëveshja parashikon 2 milionë euro për huazimin, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara.
Pengesa e fundit mbetet vetë lojtari. Asllani, i cili fillimisht kishte hezituar për të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, tashmë ka dhënë sinjale pozitive dhe është i gatshëm të pranojë transferimin nëse arrihet marrëveshja për kushtet ekonomike të kontratës së tij.
“Al Xhezira ka arritur një akord verbal me Interin për Kristjan Asllanin.
Tarifë prej 2 milionë eurosh për huazimin plus klauzolë blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara.
Detajet duhen fiksuar ende, pasi lojtari i ka hapur derën mundësisë për transferimin. Po diskutohen ende detajet e kontratës”, shkruan Fabrizio Romano.
Lexo edhe
SPORT
Ish-kampioni i botës në boks u qëllua për vdekje pranë banesës së tij, policia arreston 4 persona

Merkatoja ndryshon Kombëtaren, kush fitoi dhe kush humbi nga lëvizjet e kuqezinjve

Për 100 milionë euro, Tottenham zyrtarizon transferimin e Savinho nga Manchester City

Udinese ngulmon për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë

Manchester City nuk ndalet në merkato, arrin marrëveshje me Allan nga Palmeiras





