Kristjan Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite.
Pavarësisht se raundi i parë ishte i gjithi për Prengën, në të dytin, amerikani Xhoshua, u transformua në një “përbindësh” të vërtetë, duke hedhur në tokë boksierin shqiptar.
Pas duelit Prenga dha një prononcim të shkurtër në lidhje më këtë përballje.
“Urime për të. Kjo nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotit që ai të fitonte. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë edhe në raundin tjetër gjithashtu, por kjo nuk ndodhi.
Kisha vetëm 10% të tifozëve këtu sepse nuk kanë ardhur prej luftës. Por nëse do të ndodhte në Europë, ju premtoj se do të ishte 90% më shumë.
Ajo çfarë mund të them, ndjesë të gjithëve. Nuk iu bëra krenarë, por herës tjetër”, deklaroi Kristian Prenga.
Lexo edhe
SPORT
Mposhti Prengën me nokaut në raundin e dytë, kampioni Xhoshua merr flamurin shqiptar

Edhe Tyson Fury fiton, ai mposht boksierin polak Wach, i cili tërhiqet në raundin e tetë

Ndeshja e madhe e boksit, Kristjan Prenga nuk ia del dot, duelin historik e fiton Joshua!

Mitrovica eliminon Ludogoretsin dhe siguron kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar





