Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

Kupa e Botës/ Xhaka, mesfushori në “Top 3” për topa drejt sulmit

P
Piranjat 3 July 2026, 15:10 · 2 min lexim
Kupa e Botës/ Xhaka, mesfushori në “Top 3” për topa

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, po dëshmon edhe një herë pse konsiderohet një nga mesfushorët më të besueshëm në futbollin evropian. Ai nuk njihet vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me shifrat mbresëlënëse.

xhakaSipas statistikave, 30.4 për qind e pasimeve të Xhakës gjatë fazës së grupeve janë realizuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin kyç në ndërtimin e aksioneve sulmuese të Zvicrës. Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë marrë vlerësime edhe nga gazeta gjermane “Kicker”, që i ka cilësuar këto statistika si shifra impresive.

Në këtë renditje, vetëm dy mesfushorë kanë regjistruar përqindje më të lartë se Xhaka. Norvegjezi Martin Odegard kryeson listën me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa australiani O’Nill renditet i dyti me 34 për qind. Me vendin e tretë në këtë statistikë, Granit Xhaka.

“DHURATË” PARA ALGJERISË Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar kapitenin e tyre, teksa në kampin e “helvetëve”, mesfushori shqiptar mori një dhuratë nga pjesëtarët e Federatës dhe trajneri Murat Jakin. Atij iu dha një fanellë ku emri i tij ishte i shkruar me shronja të arta. Kjo për shkak se Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanelën zvicerane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.