“Kurrë te Barcelona”/ Atletico Madrid merr vendimin për Julian Alvarezin

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin, ka bërë të qartë se klubi madrilen nuk do të negociojë me Barcelonën për transferimin e Julian Alvarezit.
Marin ka shprehur zemërimin ndaj drejtuesve katalanas, duke i akuzuar për mungesë transparence dhe profesionalizmi në lidhje me situatën e sulmuesit argjentinas.
“Jemi edhe më të zemëruar. Na kanë revoltuar gënjeshtrat, mungesa e transparencës dhe profesionalizmit të Barçës”.
Kur është pyetur nëse Alvarez mund të transferohet te Barcelona, Marin ka dhënë një përgjigje kategorike:
“Julian Alvarez nuk do të transferohet te Barça. Ju jap fjalën time”.
Megjithatë, Atletico nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi të largohet nëse vetë lojtari dëshiron një ndryshim. Kushti është që destinacioni të mos jetë Barcelona.
“Ëndrra ime është që Julian të qëndrojë te Atletico, nëse ai dëshiron. Nëse dëshiron të largohet, do të kërkojmë një alternativë, por kurrë Barcelonën”.
Marin ka zbuluar gjithashtu se Alvarez është i mërzitur nga situata e krijuar dhe se, sipas tij, disa persona e kanë mashtruar dhe ngatërruar gjatë kësaj periudhe.
“Julian nuk është mirë, është shumë i mërzitur sepse ka pasur njerëz që kanë marrë përsipër ta mashtrojnë dhe ta ngatërrojnë”.
Në fund, drejtuesi i Atletico Madridit e përsëriti qëndrimin e klubit: Alvarez nuk do të negociohet me Barcelonën dhe vendimi është përfundimtar.
Lexo edhe
SPORT
Man City përgatit goditjen e fundit në merkato/ Maresca kërkon dy liderë për skuadrën

Natë e vështirë për shqiptarët në Evropë/ Muçi eliminohet nga Europa League, avancojnë Bruti, Pajaziti e Muja

Barcelona fiton pastër ndaj Bilbaos, debuton edhe Rodri

Dinamo kontrolloi ndeshjen, Egnatia dominoi në goditje. Statistikat flasin në favor të ekipeve shqiptare

"Lamine Yamal është i zemëruar me Barcelonën" - Kjo është arsyeja





