Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet pengesë për kuqezinjtë

P
Piranjat 9 August 2026, 15:42 · 4 min lexim
Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet

Një situatë që ngre pikëpyetje në futbollin shqiptar dhe në procedurat për marrjen e shtetësisë.

Dhjetë futbollistë të rinj, djem dhe vajza me origjinë shqiptare, janë aktualisht në pritje të përfundimit të procedurave për marrjen e shtetësisë shqiptare. Bëhet fjalë për talente që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë në të ardhmen, por procesi për pajisjen e tyre me shtetësi duket se ka hyrë në një ngërç. Burime konfidenciale pranë këtij procesi i kanë bërë të ditur Top Channel se kërkesat për këta futbollistë janë kthyer nga Institucioni i Presidentit të Republikës drejt Ministrisë së Brendshme.

Arsyeja e komunikuar lidhet me ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe nevojën për miratimin e akteve të reja nënligjore. Por pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje: Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë janë kthyer pas, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi shtetësinë shqiptare për futbollistin kosovar Albion Driton Rrahmani?

Me dekretin nr. 464, të datës 3 gusht 2026, Presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Albion Driton Rrahmanit, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, të ndryshuar. Rrahmani është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe nuk është kandidat për të përfaqësuar Shqipërinë.

 Sipas raportimeve mediatike, shtetësia shqiptare i nevojitet për arsye që lidhen me karrierën e tij profesionale në Itali. Pra, në vetvete, dhënia e shtetësisë për Rrahmanin nuk përbën një problem. Pikëpyetja që ngrihet është tjetër:

Nëse procedura ka mundur të përfundojë për Rrahmanin, çfarë e pengon procesin për dhjetë futbollistët që mund të veshin fanellën kuqezi? Dhe kjo nuk është thjesht një çështje administrative. Për një futbollist të ri, koha është thelbësore.

Grumbullimet e Kombëtareve të moshave, turnetë ndërkombëtarë, eliminatoret dhe kampionatet europiane zhvillohen në cikle të përcaktuara. Një vonesë në marrjen e dokumenteve mund t’i heqë një talenti mundësinë për t’u grumbulluar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion të caktuar.

Nëse kthimi i aplikimeve lidhet vërtet me ndryshimet në kuadrin ligjor, atëherë nevojitet një shpjegim i qartë: Cila është konkretisht pengesa ligjore? Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë nuk mund të vijojnë aktualisht? Dhe mbi të gjitha: Pse në një rast tjetër, atë të Albion Rrahmanit, procedura ka përfunduar?

Janë këto pyetje që Top Channel i ka ngritur duke iu referuar edhe informacionit të marrë nga burime konfidenciale pranë procesit, ndërsa një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse do të ishte thelbësore për të sqaruar situatën. Në një kohë kur Shqipëria po investon gjithnjë e më shumë në identifikimin e talenteve të diasporës dhe afrimin e futbollistëve me origjinë shqiptare nga akademitë europiane, çdo pengesë administrative mund të ketë pasoja sportive.

Sepse këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një pasaportë. Bëhet fjalë për dhjetë futbollistë që mund të jenë e ardhmja e Kombëtares shqiptare. Dhe pyetja mbetet, kur do të përfundojë procesi i tyre dhe pse, nëse ligji është pengesa, një procedurë ka përfunduar ndërkohë që dhjetë të tjera presin?/TOPCHANNEL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.