Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
SPORT

‘Ky mund të jetë viti im i fundit si futbollist’/ Cristiano Ronaldo var këpucët në gozhdë?

P
Piranjat16 August 2026, 18:52 · 2 min lexim
‘Ky mund të jetë viti im i fundit si futbollist’/

Cristiano Ronaldo do të varë këpucët në gozhdë? Nuk është njoftimi zyrtar, por fjalët e legjendës portugeze të futbollit në një intervistë për Vogue nuk lënë shumë vend për imagjinatë dhe interpretim dhe tingëllojnë si një deklaratë tërheqjeje nga futbolli e 41 vjeçarit.

‘Ka mundësi që ky të jetë viti im i fundit si futbollist dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare-deklaroi Cristiano Ronaldo-e kam planifikuar të ardhmen time. Kam kaq shumë gjëra për të bërë dhe është të vështirë që të përmend një të vetme.

Dhe do të doja të argëtohesha më shumë, të udhëtoja më shumë të shikoja e të luaja padel, gjë që më pëlqen shumë dhe të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar, më saktë atë që kemi fituar. Sepse në fund të fundit kam kaluar 25 vjet me shumë sakrifica’.

Me fjalë të tjera pas një jete në nivelet më të larta, edhe për një prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më ikonikë të çdo epoke, duket se po vjen momenti të varë këpucët në gozhdë dhe t’i dedikohet gjërave të tjera.

Objektivi i fundit i Ronaldos, tashmë dihet se është që të arrijë në kuotën e 1000 golave dhe numërimi mbrapsht thotë se i mungojnë edhe 24 të tillë, teksa ka realizuar 976. Më pas do të ketë lotë, dolli dhe kujtime të një futbollisti jashtëzakonisht të madh.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.