Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

Laçi i jep një leksion Partizanin në Rrogozhinë, Bibo ‘heroi’ i fitores së kurbinasve...

P
Piranjat29 August 2026, 21:47 · 1 min lexim
Laçi i jep një leksion Partizanin në Rrogozhinë, Bibo

Në javën e dytë të Abissnet Superiores, skuadra kurbinase e Laçit e zhbllokoi takimin që në minutën e 7-të me një supergol të Bibos, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij.

Partizani u përpoq të reagonte, por situata u komplikua në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45+2′, Marku fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u ndryshua dhe mbrojtësi i Partizanit mori kartonin e kuq.

Me një lojtar më shumë, Laçi e shfrytëzoi avantazhin dhe në minutën e 74-t shënoi edhe golin e dytë. Bibo realizoi sërish, duke kompletuar dopietën dhe duke çuar Laçin në avantazhin 2-0.

Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 90+2′ shkurtoi diferencën me Aliun, duke hapur sërish ndeshjen në sekondat e fundit.

Megjithatë, Laçi arriti të ruajë epërsinë dhe të marrë një fitore 2-1 në Rrogozhinë, duke siguruar tre pikë të çmuara ndaj Partizanit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.