LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

Zia ka kapluar në sportin shqiptar. Një ngjarje e rëndë është regjistuar këtë të martë në qytetin e Vlorës, ku 54-vjeçari Artan Pogoni ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Kujtojmë se Pogoni ka qenë volejbollist dhe trajner volejbolli, duke lënë këtë sport në zi. 54-vjeçari ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë me ekipin e vajzave të Barleti Volej.
Paralelisht Pogoni ndërtoi një karrierë të gjatë në arsimin e lartë. Ai ishte Shef i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin "Barleti" dhe anëtar i Senatit Akademik. Pogoni është autor i 12 botimeve kërkimore shkencore dhe 2 teksteve shkollore.
Përsa i përket ngjarjes, mësohet se Pogoni ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. 54-vjeçari ka mbërritur në ambientet e spitalit pa shenja jete, ndërsa mjekët dyshojnë për një arrest kardiak.
Lexo edhe
SPORT
Tirana do të luajë edhe 2 miqësore në Stamboll, takimi i tretë nuk është përcaktuar ende

Rodri i nënshtrohet një operacioni

Barcelona merr lajme të mira nga Anglia, dy titullarë të dëmtuar rikthehen në stërvitje me grupin

Kreu i federatës italiane Malago e bën zyrtare: Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë

Zyrtare/ Një epokë e re nis në Francë, Zinedine Zidane prezantohet si trajneri i ri i “Gjelave”

Vetëm dy javë në krye të Italisë, Maldini largohet pas përplasjes me presidentin e FIGC-së

Santos vendos kufij për Neymarin, ylli brazilian i pakënaqur me trajtimin e klubit

U përfol për një përjashtim nga ekipi i Burnley, Armando Broja-s i del emri në Serinë A





