Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Lamine Yamal paralajmëron Belgjikën: Po vjen momenti im. Kritikat? I pranoj, por heshtni të gjithë nëse…

P
Piranjat10 July 2026, 08:00 · 3 min lexim
Lamine Yamal paralajmëron Belgjikën: Po vjen momenti im. Kritikat? I

Jam mirë dhe ndeshja ime e madhe po vjen’-thotë Lamine Yamal për ‘Mundo Deportivo dhe bëhet fjalë për ndeshjen me Belgjikën në çerekfinale dhe është sfida e fundit e tij si 18 vjeçar.

Ditën e hënë Lamine Yamal do të festojë 19 vjetorin e tij të lindjes, por në mbrëmjen e së premtes do të mësojmë nëse do ta festojë në grumbullim me skuadrën e Spanjës në prag të gjysmëfinales apo në pushime. Përpara dy vitesh në Donaueschingen në Bavari, i sollën tortën me numrin 17 në prag të finales së Evropianit ku luajti si protagonist dhe fitoi ndaj Anglisë.

Në botëror i vetmi yll që ka munguar ka qenë ai. I ardhur pas thuajse 2 muaj pa luajtur për shkak të një dëmtimi muskular, me vështirësi po merr formë. Për të kuptuar vështirësitë e rrugëtimit të tij, është progresioni i minutazhit që i ka dhënë De La Fuente në 5 ndeshjet e para; 20, 45, 75, 84 dhe 90. Vetëm 1 gol i shënuar ai në fitoren 4-0 ndaj Arabisë Saudite, ndonjë manovër e bukur, por akoma shumë pak për pritshmëritë dhe talentin e tij të madh.

‘Mund të bëj më mirë, nuk më mjafton kjo që po bëj-tha Yamal- Unë jam superkërkues ndaj vetes, nuk kam thënë kurrë ‘ok, më mjafton’, as në kombëtare e as te Barcelona’.

Është Botërori i parë i tij, çerekfinalja e parë, një fazë që Spanja nuk e arrinte që nga 2010.

‘Njerëzit i kujtojnë momente si këto, kur janë 1/8 e finaleve, çerekfinalet-vijon Yamal-dhe unë bashkë me ta, këto janë situatat ku unë jam më i motivuar. I konsideroj kritikat si diçka pozitive, por ditën që unë jam mirë, e gjithë bota duhet të heshtë’.

Lamine Yamal do të flaë për veten, të festojë ditëlindjen në Botëror me vëllain e tij të vogël Kayne, deri tani thuajse më protagonist se vetë sulmuesi.

‘Është si të jetë djali im, e dua shumë’-thotë 18 vjeçari. Dhe atëherë Yamal duhet të shënjë sërish sepse asnjë nuk i feston më mirë golat e La Roja se Keyne i vogël, për këtë mjafton të shohësh fytyrën e tij ëngjëllore pas golit të tretë të Oyarzabal në fitoren ndaj Austrisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.