Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë! “The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demok... SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien...
SPORT

League Cup/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë

P
Piranjat 6 August 2026, 12:40 · 1 min lexim
League Cup/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026,

Lionel Messi është rikthyer protagonist me Inter Miamin. Ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren 4-2 ndaj Atlético San Luis në Leagues Cup, duke udhëhequr skuadrën amerikane drejt suksesit pas një përmbysjeje. Takimi u ndërpre për rreth 30 minuta në pjesën e dytë për shkak të stuhive me rrufe, por kjo nuk e ndali ritmin e Inter Miamit, që regjistroi ndeshjen e tetë radhazi pa humbje.

Me dopietën e realizuar, Messi arriti në kuotën e 14 golave në Leagues Cup, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni. Për vendasit shënuan edhe Telasco Segovia dhe Micael, ndërsa Noah Allen spikati me tre asistime.

Argjentinasi, i rikthyer titullar pas angazhimit me kombëtaren në Kupën e Botës, konfirmoi edhe një herë rolin vendimtar te Inter Miami, që synon të rikthehet në majën e turneut pas triumfit të vitit 2023.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.