Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Legjenda e futbollit brazilian i kthehet keq Ancelottit: Do të kisha shkuar në dhomat e zhveshjes...

P
Piranjat 9 July 2026, 15:37 · 3 min lexim
Legjenda e futbollit brazilian i kthehet keq Ancelottit: Do të kisha shkuar

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka kritikuar ashpër Carlo Ancelottin pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të trajnerit italian nga drejtimi i kombëtares.

Ish-sulmuesi i Seleçaos, kampion bote në vitin 1994 dhe autor i 55 golave në 70 ndeshje me Brazilin, nuk u përmbajt në deklaratat e tij, duke e cilësuar paraqitjen ndaj Norvegjisë si një turp.

“Ai nuk mund të qëndrojë si trajner i Brazilit, nuk ka asnjë mundësi. Nëse do të isha në federatë, do të kisha shkuar në dhomat e zhveshjes, do t’i kisha thënë të shkonte në ferr dhe do t’ia kisha grisur kontratën menjëherë”, deklaroi Romario.

Sipas tij, Brazili nuk mund të vazhdojë me Ancelottin pas gabimeve të bëra gjatë turneut.

“Ndeshja kundër Norvegjisë ishte një turp. Madje do ta çoja edhe në gjyq. Pastaj do të shohim çfarë ndodh, por ai nuk mund të qëndrojë.”

Romario kritikoi veçanërisht disa vendime taktike të trajnerit italian, duke vënë në pikëpyetje zëvendësimin e Bruno Guimaraes dhe aktivizimin e Edersonit në një rol jo natyral.

“Nuk e kuptoj çfarë po mendonte në fushë: të hiqte Bruno Guimaraes për të vendosur Ederson në krah? Dhe e bën këtë sepse nuk ke thirrur mbrojtës të tjerë të krahut. Një mbrojtës dëmtohet dhe ti thërret një mesfushor?”.

Romario kujtoi edhe mënyrën se si Federata Braziliane ka vepruar në të kaluarën me trajnerët që nuk kanë arritur objektivat.

“Ne kishim Dungën, ai humbi dhe u largua. Kishim Felipe Scolarin, i cili fitoi Kupën dhe qëndroi. Kishim Titen, i cili humbi, qëndroi dhe humbi përsëri.”

Më pas ai vazhdoi sulmin ndaj Ancelottit: “Tani kemi këtë Ancelottin e mallkuar, i cili humbi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai bëri shumë gabime në këtë Kupë Bote dhe ju në shtyp nuk thoni asgjë.”

Sipas ish-sulmuesit, fakti që Ancelotti është trajner i huaj ka ndikuar në mënyrën se si është trajtuar nga opinioni publik.

“Nëse ai do të kishte qenë një trajner brazilian, do ta kishit bërë copë-copë. Por meqenëse është i huaj, askush nuk thotë asgjë.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.