Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
SPORT

Lëvizje surprizë te Holanda, “Tulipanët” gati të rikthejnë për herë të katër trajnerin e njohur

P
Piranjat 3 August 2026, 13:13 · 3 min lexim
Lëvizje surprizë te Holanda, “Tulipanët” gati të

Louis van Gaal mund të jetë gati për një tjetër rikthim të madh në futbollin ndërkombëtar.

Trajneri legjendar holandez raportohet se është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës pas largimit të Ronald Koeman.

Sipas gazetës së njohur holandeze “De Telegraaf”, 74-vjeçari është i gatshëm të rikthehet në krye të “Oranje”, duke u bazuar në informacionet e ardhura nga rrethi i afërt i trajnerit.

Ky do të ishte mandati i katërt i Van Gaal në drejtimin e Holandës.

Në aventurën e parë, nga viti 2000 deri në 2001, ai nuk arriti të kualifikojë ekipin për Kupën e Botës 2002. Rikthimi i dytë, nga 2012 deri në 2014, ishte shumë më i suksesshëm, pasi Holanda arriti deri në gjysmëfinalen e Botërorit në Brazil.

Mandati i tretë, nga 2021 deri në 2022, përfundoi me eliminimin në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Argjentinës, skuadrës që më pas u shpall kampione e botës.

Pas eliminimit të Holandës nga Maroku në fazën e 1/32-ve të Botërorit të fundit në Amerikën e Veriut, Ronald Koeman dha dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Federata holandeze kishte si kandidat të preferuar Arne Slot, por trajneri ka vendosur të vazhdojë karrierën në klub. Edhe Erik ten Hag raportohet se ka refuzuar mundësinë, ndërsa një tjetër emër në garë është Peter Bosz, aktualisht trajner i PSV Eindhoven.

Ndeshja e radhës zyrtare për Holandën do të jetë në Ligën e Kombeve më 24 shtator në Amsterdam kundër Gjermanisë.

Van Gaal, i cili së fundmi ka punuar si këshilltar te Ajax, ka kaluar vitet e fundit duke u përballur me probleme serioze shëndetësore. Para Kupës së Botës 2022 ai bëri publike diagnozën me kancer në prostatë dhe pas turneut u tërhoq për t’u fokusuar te shëndeti.

Pas një viti pushim, ai u rikthye te Ajax në tetor 2023 në rolin e këshilltarit dhe e mbylli atë angazhim sezonin e kaluar.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Van Gaal ka drejtuar klube të mëdha si Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich. Me skuadrën bavareze ai fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2010, ndërsa humbi finalen e Champions League ndaj Interit.

Një rikthim i tij në pankinën e Holandës do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit europian.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.