Lidhja me rusët rrezikon stolin e “azzurrëve” për Andrea Pirlo-n, rriten shanset për Mançinin

Andrea Pirlo nuk është më një emër i sigurt për stolin e Kombëtares së Italisë. Kur emërimi i tij dukej vetëm çështje kohe, një polemikë e lidhur me aktivitetin e tij jashtë fushës ka vënë gjithçka në pikëpyetje.
Ish-mesfushori italian është në qendër të debatit për shkak të rolit të tij si ambasador i kompanisë ruse të basteve “Fonbet”, një bashkëpunim që ka shkaktuar reagime të forta në Itali, si në politikë ashtu edhe në botën e futbollit. Situata ka detyruar Federatën Italiane të Futbollit të rishqyrtojë kandidaturën e tij për postin e trajnerit të kombëtares.
Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, i cili kishte mbështetur zgjedhjen e bërë nga drejtori teknik Paolo Maldini dhe bashkëpunëtori i tij Leonardo, tashmë po shqyrton me kujdes të gjitha pasojat e mundshme përpara se të marrë vendimin përfundimtar. Juristët e federatës po analizojnë kontratën e Pirlos me kompaninë e basteve, pasi në rast emërimi si trajner i Italisë, marrëveshja me sponsorin do të ndërpritej automatikisht.
Një tjetër pengesë mbetet edhe kontrata e Pirlos me klubin United FC të Dubait, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Sipas mediave italiane, vetë tekniku është shprehur i gatshëm të paguajë shumën e nevojshme për t’u liruar para kohe nga kontrata, ndërsa Federata nuk ka ndërmend të mbulojë këtë shpenzim.
Në këtë situatë ka rifituar terren Roberto Mancini. Ish-trajneri i Italisë shpreson të rikthehet në krye të “Axurrëve”, ndërsa raportimet në Itali bëjnë të ditur se ai ka refuzuar katër oferta nga Benfica, Beşiktaş, Fulham dhe Nottingham Forest, duke pritur mundësinë për të drejtuar sërish kombëtaren.
Lexo edhe
SPORT
Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj

Nga akademia në ekipin e parë, pesë lojtarë debutojnë me Tiranën

Birkin, makina luksoze dhe një rakun i balsamosur: Fiksimet e pazakonta të Erling Haaland

Kristjan Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë

Mposhti Prengën me nokaut në raundin e dytë, kampioni Xhoshua merr flamurin shqiptar

Edhe Tyson Fury fiton, ai mposht boksierin polak Wach, i cili tërhiqet në raundin e tetë

Ndeshja e madhe e boksit, Kristjan Prenga nuk ia del dot, duelin historik e fiton Joshua!





