SPORT

Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës, letra prekëse: Sot, pas asaj që ndodhi me babanë tim, jam edhe më i bindur se më parë

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 17:43

Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës, letra

Pas një reflektimi të gjatë, një prej figurave të rëndësishme të Kombëtares së Argjentinës ka vendosur t’i japë fund aventurës me fanellën “Albiceleste”. Në një mesazh emocional të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, futbollisti ka bërë të ditur vendimin për t’u tërhequr nga përfaqësuesja, duke theksuar se tashmë e ndien se ka ardhur momenti për t’i lënë vend brezit të ri.

“Pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar nga finalja, pasi e kam menduar shumë, dua t’ju komunikoj të gjithëve se tërhiqem nga Kombëtarja”, shkruan ai. Vendimi, siç pranon vetë futbollisti, nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Ishte një vendim që më dhembi dhe më dhemb në shpirt, por e kuptoj se ka ardhur momenti. Ju betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe më parë. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju dhuruar gëzime dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit”, shprehet ai.

Më tej, ai thekson se ndihet i përmbushur pas gjithçkaje që ka përjetuar me Argjentinën, ndërsa pranon se nuk ka më të njëjtën energji për të vazhduar.

“Ka mbetur pak dhe etapat po mbyllen, dhe kjo është një prej tyre që më dhemb shumë. E dua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë të jem në Kombëtare. U zbraza, nuk kam më për të dhënë, dhe për më tepër pas nesh po vijnë djem shumë të mëdhenj që meritojnë të jenë aty”, shkruan ai.

Pas dy dekadash me fanellën e Argjentinës, falënderimi shkon për tifozët, familjen, trajnerët, shokët e skuadrës dhe drejtuesit me të cilët ka ndarë këtë rrugëtim.

“Faleminderit për gjithë dashurinë gjatë këtyre 20 viteve. Do të më mungojë shumë t’ju dëgjoj nga brenda. Tani do të jem një prej jush, duke mbështetur gjithmonë nga jashtë, në të mira dhe në të këqija, edhe më shumë”, vijon mesazhi.

Ai u shpreh mirënjohës edhe ndaj familjes për mbështetjen gjatë një rrugëtimi që e cilëson të jashtëzakonshëm, por të vështirë, si dhe ndaj trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe drejtuesve.

“Largohem me qetësinë dhe krenarinë se, së bashku me shokët e skuadrës, ju dhuruam momente të ëndërruara. Ishte një çmenduri ta përjetoja këtë me ju. Ju dua!”

Në fund, mesazhi merr një tjetër ngarkesë emocionale: “Faleminderit Zot që më bëre argjentinas. Forca Argentina!”

Futbollisti sqaron se këto fjalë i kishte shkruar më 21 korrik, vetëm dy ditë pas finales, por pas humbjes së babait të tij, vendimi është bërë edhe më i prerë: “Sot, pas asaj që ndodhi me babanë tim, jam edhe më i bindur se më parë.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?