Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
SPORT

Liverpooli ofroi 100 milionë euro për Barcolan - PSG e refuzoi ofertën dhe zbuloi çmimin e kërkuar

P
Piranjat 3 August 2026, 22:52 · 2 min lexim
Liverpooli ofroi 100 milionë euro për Barcolan - PSG e refuzoi

Liverpooli ka nisur ofensivën për transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, por është përballur menjëherë me refuzimin e kampionëve të Francës.

Sipas raportimeve të Foot Mercato, klubi anglez ka paraqitur një ofertë që kalon shifrën e 100 milionë eurove për sulmuesin francez, por PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Parizienët thuhet se kërkojnë rreth 170 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.

Megjithatë, negociatat mes dy klubeve kanë nisur dhe mbetet mundësia që ky të shndërrohet në një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

Barcola konsiderohet prioriteti kryesor i Liverpoolit për repartin ofensiv, teksa klubi po përgatitet për ndryshime të mëdha në sulm.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kontaktet zyrtare mes Liverpoolit dhe PSG-së kanë filluar të hënën. Edhe pse oferta e parë u refuzua, drejtuesit e "The Reds" shpresojnë se ajo do të shërbejë si pikënisje për negociata të mëtejshme.

Raportohet se edhe vetë Barcola është i hapur për një transferim në "Anfield". Përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar tashmë bisedime me klubin anglez, ndërsa lojtari besohet se dëshiron një rol më të rëndësishëm, pasi në dy sezonet e fundit shpesh është aktivizuar nga stoli në ndeshjet më të rëndësishme të PSG-së.

Një tjetër arsye që ka shtuar spekulimet është fakti se Barcola ka refuzuar ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës, edhe pse marrëveshja aktuale e lidh atë me klubin deri në verën e vitit 2028.

Sulmuesi francez zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 13 gola dhe shtatë asistime në 49 paraqitje me PSG-në. Ai shkëlqeu edhe në Kupën e Botës 2026, ku shënoi tre gola dhe dha një asist me Francën, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më premtues të futbollit evropian. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.