Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë
SPORT

Liverpooli shpëton në fund nga humbja ndaj Newcastle

P
Piranjat24 August 2026, 08:48 · 1 min lexim
Liverpooli shpëton në fund nga humbja ndaj Newcastle

Liverpool ka shmangur humbjen në sekondat e fundit ndaj Newcastle United, duke marrë një barazim 2-2 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën hapëse të Premier League.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaluan në avantazh që në minutën e 5-të. Anthony Elanga përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe, pas pasimit të Osulas, hyri në zonë dhe goditi fort, duke mposhtur Alisson.

Liverpool reagoi pas pushimit dhe gjeti barazimin në minutën e 55-të. Cody Gakpo mori një pasim të saktë nga Ryan Gravenberch dhe me një goditje nga distanca e dërgoi topin në rrjetë.

Newcastle nuk u dorëzua dhe riktheu avantazhin. Zëvendësuesi Joseph Willock finalizoi një tjetër kundërsulm të shpejtë, pas asistit të Wissa, duke i dhënë vendasve epërsinë 2-1.

Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së Newcastle, Liverpool fitoi një penallti në minutën e 90+5, pas rrëzimit të Víctor Muñoz në zonë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Dominik Szoboszlai, i cili realizoi dhe vendosi rezultatin përfundimtar në 2-2.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.