Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
SPORT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

P
Piranjat23 August 2026, 22:34 · 2 min lexim
Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes ai që ia dhuron ato me Ardit Zenelin, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev.

Ardit Zeneli i dhuroi Shqipërisë medaljen e bronztë në stilin greko romak në peshën deri në 67 kilogramë duke mundur mundësin grek, Stavros Ntounias me rezultatin 9-8 pas një dueli që nuk e nisi mirë, por që e ktheu në favorin e tij me kalimin e kohës për të fituar medaljen e bronztë.

Ndërsa Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë të sigurt medaljen e argjendtë por që mund të shndërrohet në të artë. Kjo për faktin se të dy mundësit tanë kanë arritur të kualifikohen në finalet e kategorive të tyre në stilin e lirë.

Abakarov garoi në kategorinë deri në 65 kg në stilin e lirë dhe e nisi konkurrimin e tij me sfidën ndaj egjiptianit Eman të cilin e mundi 3-0. Më pas ai u përball me sirianin Dirki ndaj të cilit fitoi 6-2 duke siguruar vendin në finale ku do të dyluftojë për medaljen e artë me mundësin turk Duman.

Ndërsa Dudaev mori pjesë në kategorinë 74 kg edhe ky në stilin e lirë. Fillimisht Dudaev u përball me Egzon Xhonin nga Kosova të cilin e mposhti 11-2. Fitore të lehtë Dudaev arriti edhe në çerekfinale me grekun Georgios Ioakeimidis të cilin e mundi 10-0 për të arritur në gjysmëfinale në përballjen me spanjollin Mohammad Mottaghinia duke e kaluar edhe këtë pengesa teksa e fitoi sfidën me të 3-1 dhe tani e pret finalja për medaljen e artë me mundësin nga Maqedonia e Veriut, Fati Vejseli.

Si Abakarov ashtu edhe Dudaev do të dyluftojnë në finalet e tyre pasditen e kësaj të hëne me synimin për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit të këtyre Lojërave Mesdhetare. Po të hënën nis konkurrimin edhe Albina Drazhi që do të dyluftojë në çerekfinale në stilin e lirë në kategorinë e peshës deri në 68 kg.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.